Lajme
BE i jep vërejtje Serbinë për pasaportat kosovare
aA banorë të Kosovës që marrin pasaporta të Serbisë nga kjo zyrë, me to nuk mund të udhëtojnë pa viza në BE.
BE-ja ia ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të Serbisë që të ndërmarrin masa kundër atyre që ua rregullojnë vendbanimin në Serbi banorëve të Kosovës, vetëm për të marrë pasaporta biometrike që mund të shfrytëzohen për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së.
Kjo thuhet në një raport që ekspertët e Komisionit Evropian (KE) e kanë përgatitur për afatin gjashtëmujor të këtij viti dhe që u është prezantuar vendeve anëtare të BE-së.
Raporti përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të përfshira tashmë në liberalizimin e vizave dhe vërehet se sidomos në Maqedoni dhe në Serbi ka keqpërdorim të këtij liberalizimi, sepse një numër shumë i madh i shtetasve të këtyre vendeve kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.
Ndërkohë, BE-ja është duke shqyrtuar lehtësimin e kthimit të regjimit të vizave për ato vende që e keqpërdorin dhe vërejtjet i janë dhënë sidomos Republikës së Maqedonisë, por edhe Serbisë.
Sa i përket Serbisë, thuhet se Serbia ka vazhduar të japë pasaporta për banorët e Kosovës, por duke respektuar marrëveshjen me BE-në, pra duke dhënë pasaporta vetëm në zyrën në Beograd, që do të thotë se ata banorë të Kosovës që marrin pasaporta të Serbisë nga kjo zyrë, me to nuk mund të udhëtojnë pa viza në BE.
Mirëpo, shumë nga Kosova thuhet të kenë shkuar në Serbi për të rregulluar edhe vendbanimin në Republikën e Serbisë, çka u mundëson të marrin pasaporta, me të cilat mund të udhëtojnë pa viza.
Autoritetet e Serbisë u janë përgjigjur zyrtarëve të BE-së se kanë ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre, të cilët janë duke e keqpërdorur këtë mundësi dhe, madje, janë edhe duke i gjykuar disa policë të përfshirë në këtë.
Sa i përket Kosovës, thuhet se gjasat për të nisur një dialog të shpejtë për liberalizimin e vizave, ende nuk ekzistojnë dhe se pritet që gjatë verës edhe një komision tjetër i BE-së të shkojë në terren në Kosovë për të parë se si po zbatohet marrëveshja e riatdhesimit dhe ri-integrimit të të kthyerve.
Numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova, por edhe i shqiptarëve nga Maqedonia dhe Serbia, sipas zyrtarëve të BE-së, po ndikon që disa shtete të hezitojnë që të niset procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën. Në raport thuhet se destinacionet më të preferuara të azilkërkuesve nga vendet e ish-Jugosllavisë janë Gjermania Suedia dhe Belgjika, prandaj edhe këto vende janë më të zëshme në kundërshtim që të niset dialogu i shpejtë për liberalizim vizash me Kosovën.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












