Lajme
Jahjaga: Kosova faktor i rëndësishëm në Ballkan
Prishtina shënoi ditën e saj në 12-vjetorin e çlirimit nga regjimi okupues serb
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se e kaluara e kosovarëve shërben si kujtesë për të ndërtuar të ardhmen e vendit dhe se Kosova po bëhet një faktor i rëndësishëm në Ballkan, raporton Radio Evropa e Lirë. Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, duke përkujtuar ditën e çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për çlirimin e vendit. Çlirimi i Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës, 12 vjet më parë, shënoi fundin e suksesshëm të një epoke të gjatë të përpjekjeve të kosovarëve për liri, demokraci dhe demokraci, vlerësoi presidentja e Kosovës, Atifete Jajhjaga.
Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Prishtinës, me të cilën u shënua 12-vjetori i çlirimit të kryeqytetit kosovar, presidentja Jahjaga tha se liria e Kosovës ishte rezultat i lëvizjes së gjatë aktive paqësore, që simbolizohet me ideologun dhe arkitektin e platformës së pavarësisë, presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe rezistencës së armatosur që identifikohet me Adem Jasharin, që në Kosovë njihet si komandant legjendar i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Presidentja Jahjaga tha se çlirimi i Prishtinës dhe i gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe intervenimeve të drejtpërdrejta të NATO-s kundër caqeve serbe.Më 11 qershor, 12 vjet më parë, njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin depërtuar në kryeqytetin kosovar, në natën që trupat ruse kishin marrë aeroportin e Prishtinës.Një ditë më vonë, trupat tokësore të NATO-s kishin depërtuar në territorin e Kosovës, gjë që bëri forcat serbe të tërhiqen nga vendi.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













