Lajme
Ministri Hoxhaj shpërndau letërnjoftimet e para në diasporë
Ministri Hoxhaj e ka quajtur ditë të veçantë për Kosovën dhe mërgatën funksionalizimin e plotë të shërbimeve konsullore.
Shefi i diplomacisë i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës në Berlin, sot ka shpërndarë letërnjoftimet dhe pasaportat e para të Kosovës të lëshuara në këtë konsullatë, pas funksionalizimit të plotë të shërbimeve konsullore.
Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës e Konsullatës së Kosovës në Berlin.
Ministri Hoxhaj, i cili në mënyrë simbolike ka shpërndarë letërnjoftimet dhe pasaportat e para për bashkatdhetarët, e ka quajtur ditë të veçantë për Kosovën dhe mërgatën kosovare funksionalizimin e plotë të shërbimeve konsullore.
Sipas tij, konsullatat e Kosovës edhe më herët kanë lëshuar dokumente të ndryshme personale për raste emergjente. Mirëpo tani, sipas ministrit, 13 misionet konsullore të Kosovës në vende të ndryshme të botës, janë plotësisht funksionale dhe në shërbim të plotë të bashkatdhetarëve tanë për t’i pajisur me dokumente të ndryshme identifikuese dhe për t’i ofruar shërbime të tjera të nevojshme.
“Shumë shpejt punëtorëve të konsullatave të Kosovës do t’iu vijnë në ndihmë edhe ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjë që do të shtojë edhe më tutje efikasitetin dhe nivelin e shërbimeve që do t’iu ofrohen bashkatdhetarëve tanë në mërgatë”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Ndërsa ambasadori Mirdita është shprehur shumë i lumtur me faktin se nga sot konsullatat e Berlinit, Shtutgardit dhe Frankfurtit janë të gatshme të lëshojnë dokumente personale të së Kosovës për mërgimtarët kosovarë.
Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar të gjithë mërgimtarët se të trembëdhjetë Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës janë të gatshme të pranojnë kërkesat e shtetasve të Kosovës, për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës.
Tashmë, në misionet konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta.
Stafi i konsullatave do të punojë me intensitet të shtuar, më qëllim të ofrimit të shërbimeve për sa më shumë qytetarë të Kosovës me banim jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












