Sport
Sezon shumë i suksesshëm i futbollistëve shqiptarë në Zvicër
Gjatë kampionatit u angazhuan për secilin klub zviceran së paku nga një futbollist shqiptar.Më të suksesshmit dolën shqiptarët në FC Basel
Futbollistët shqiptarë në Zvicër këto vitet e fundit kanë filluar të kenë suksese në futbollin zviceran. Para disa viteve pos që numri i shqiptarëve të angazhuar në klubet futbollistike zvicerane ishte i vogël, ata edhe nuk vëreheshin shumë. E tani, në këto 2-3 vitet e fundit ky numër ka shënuar rritje të madhe sa që çdo klub i super ligës dhe chalenge ligës, pra të të dy ligave të para, ka së paku nga një futbollist shqiptar, e disa klube kanë nga dy, tre e katër shqiptarë.
Futbollistët shqiptarë më nuk shërbejnë vetëm si numër në terrenet sportive por përkundrazi, me lojërat e tyre të mira janë bërë lojtarë kyçë të skuadrave të tyre. Madje edhe lojtarë që kanë vendosur shumë herë rezultatin përfundimtar me golat e shënuar.
Tërë këto merita mendojmë se i kanë arritur vetëm me punë dhe angazhimin e tyre. Se është kështu kjo u vërtetua gjatë Kampionatit Botëror për të rinj M17 të mbajtur në Nigeri ku kombëtarja zvicerane u shpall kampione e në përbërjen e saj kishte tre futbollistë shqiptarë. Kapitenin Frederik Veseli, Granit Xhaka e Pajtim Kasami. Pastaj në Kampionatin Botëror vitin e kaluar në Afrikën Jugore, në përbërjen zvicerane ishin: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Albert Bunjaku.
Por sezoni më i suksesshëm i futbollistëve shqiptarë është ky që sapo përfundoi. Gjatë kampionatit zviceran të sapo përfunduar në dy ligat e para, u angazhuan për secilin klub së paku nga një futbollist shqiptar. Suksesin më të madh e arritën shqiptarët e FC Baselit, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Beg Ferati dhe Taulant Xhaka, të cilët dhanë kontribut shumë të madh në fitimin e titullit.
Po ashtu edhe për klubin e Zurichut, i cili përfundoi në vendin e dytë, u angazhuan me shumë sukses futbollistët Admir Mehmedi e Adrian Nikçi. I pari ishte edhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola, e i dyti shënoi 7 gola.
Edhe në klubet tjera të super ligës, futbollistët shqiptarë dhanë kontributin e tyre. Vlen të përmendën Milaim Rama dhe Muhamed Demiri në FC Thun, pastaj Burim Kukeli në FC Lucern, Kristian Nushi në FC St. Gallen, Amir Abrashi në FC Grasshopper, e shumë e shumë të tjerë. Po ashtu edhe në ligën e dytë, numri i futbollistëve shqiptarë ishte i madh, të cilët me lojërat e tyre dhanë kontributin për klubet e tyre.
Mundi dhe puna e futbollistëve shqiptarë u vëzhgua nga shumë ekspertë futbolli, edhe nga selektori zviceran i cili në ndeshjen e fundit të Zvicrës për kualifikime për kampionatin Evropian kundër Anglisë angazhoi hiq më pak se 5 futbollistë shqiptarë. Në këtë ndeshje Shaqiri, Xhaka e Behrami luajtën nga fillimi, kurse Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi u aktivizuan në pjesën e dytë. Kjo pesëshe shqiptare ishte pjesë e suksesit të Zvicrës e cila në këtë ndeshje barazoi ndaj anglezëve.
Edhe në grupmoshat e reja, U19, në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Evropian i cili gjatë korrikut mbahet në Rumani e ku Zvicra nuk arriti kualifikimin, u angazhuan tre shqiptarë: Frederik Veseli, Arlind Ajeti dhe Berat Xhemshiti.
Nga 10 qershori në Danimarkë mbahet Kampionati Evropian i futbollit për grupmoshat U21, ku merr pjesë edhe reprezentacioni i Zvicrës. Në mesin e futbollistëve tjerë edhe në këtë përbërje bëjnë pjesë 5 shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Amir Abrashi. Në këtë kampionat Zvicra është favorite që të fitojë njërin ndër tre vendet e para, e në anën tjetër priten lojëra të mira të futbollistëve shqiptarë, sidomos nga Shaqiri, Xhaka e Mehmedi.
Në fund duhet theksuar se pas një sezoni të suksesshëm futbollistik, shumë skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesimin e tyre që t`i angazhojnë futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në Zvicër. Këtu vlen të veçohet Xherdan Shaqiri, i cili vlerësohet një talent i madh për të cilin së fundi ka shprehur interesim Mançester Junajded, Juventusi dhe ekipe tjera. Shaqiri momentalisht vlerësohet se vlen 13, 5 milion franga.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












