Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale raportojnë për një grindje që ka shpërthyer në mëngjesin e të hënës në Piazza Cioccaro në Lugano. Konflikti fizik është zhvilluar në mes të një shtetaseje 34-vjeçare kosovare me banim në zonën e Bellinzonës dhe një burri 20-vjeçar zviceran që banon në rajonin e Mendrisiottos, tranmseton albinfo.ch.
Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjeve, dhe për arsye që do të përcaktohen nga hetimi policor, burri u godit në dorë me një shishe gjatë grindjes, shkruan Police.news. Ai pësoi një lëndim që kërkoi shtrimin në spital.
Zyrtarët e Policisë Kantonale, Policisë së Qytetit të Luganos dhe shërbimit të ambulancës Lugano Green Cross ishin në vendngjarje.
Gruaja dyshohet për sulm të rëndë.
Hetimi po koordinohet nga prokurori Roberto Ruggeri.