Është ndarë sot nga jeta ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, një ndër figurat eminente të LDK-së
Politikani i njohur edhe si ish-deputet i LDK-së ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, në mëngjesin e sotëm, në Klinikën e Kardiologjisë.
Eqrem Kryeziu lindi më 15 shkurt të vitit 1948 në Pagarushë, në komunën e Malishevës.
Që nga themelimi i LDK-së në Kosovë dhe deri në kuvendin e tretë zgjedhor të degës ka qenë Kryetar i Degës së saj në Prizren.
Pas zgjedhjeve të vitit 1998 është zgjedhur anëtar i kryesisë ndërsa pas atyre të vitit 2006 është zgjedhur nënkryetar i parë i LDK-së në Prishtinë.