Lajme
Lejohet importi i automjeteve nga viti 1995
Duke filluar nga fillimi i korrikut, Qeveria e Kosovës pritet të lejojë importimin e automjeteve të prodhuara nga viti 1995

Kufizimi i tanishëm që mos të importohen automjete më të vjetra se tetë vjet ka sjellë bllokimin e tregut dhe përgjysmimin e importeve nga mbi 25 mijë automjete në vetëm 12 mijë në vit dhe mos ndërrimin e automjeteve nga qytetaret për shkak te çmimeve te shtrenjta.
Asnjë shtet në rajon nuk ka kufizim importesh me vitin e prodhimit, ndërsa ky import do të sjellë në buxhetin e Kosovës rreth 20 milionë euro.
“Ndërsa një vendim i tillë ende nuk ka hyrë në fuqi, por besoj se do të hyjë në fillim të muajt korrik. Kosova në vitin 2005 e ka futur një masë administrative, e cila ndalon regjistrimin e veturave më të vjetra se tetë vjet dhe, e cila në realitet nuk ka qenë e drejtë sepse çdo person ka të drejtë ta ketë një veturë të llojit çfarë ai ka mundësi. Shtetet demokratike për vetura kanë vendosur masa të kontrollit të kualitetit në kuptimin e sigurisë, sidomos në sistemin e frenimit dhe atë ekologjik”, ka deklaruar për Epoka e Re, ddrejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, duke shtuar se në këtë aspekt Kosova ka bërë disa zhvillime.
“Para disa vjetëve institucionet tona i kanë autorizuar disa subjekte për homolog-imin e veturave. Ideja për futjen e këtij kufizimi ka qenë si masë e vetme për ta ndaluar importin e mbeturinave nga jashtë sepse në Kosovë silleshin nga Përendemi vetura jashtëzakonisht të vjetra. Qeveria ka një propozim, i cili nuk është final, me anë të të cilit do të lejohet një liberalizim për importin e veturave, por me kusht që ato vetura t’i plotësojnë standardet evropiane të homologimit, kryesisht në aspektin ekologjik dhe teknik”, ka thënë Huruglica.
Sipas tij, lejimi i importit pritet t’i sjellë Kosovës së paku 20 milionë euro në vit.
“Është vështirë ta jap një shifër të saktë se sa do të fitojë Kosova, sepse nuk e di se si do të jetë reagimi i tregut. Gjithsesi pres rritje të importit. Ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët në këtë drejtim. Pritjet tona janë që së paku 20 milionë euro në vit do t’i sjellë të hyra shtesë Buxhetit të Kosovës ky projekt. Po flas gjithmonë duke pritur që ky ndryshim mund të sjellë në treg të Kosovës 10 ose 15 mijë vetura në vit”, ka thënë Huruglica.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz