Lajme
KFOR-i heton vrasjen e qenve endacakë në Kosovë
Pas deklaratave të aktores së njohur franceze, Brigitte Bardot se vrasja e qenve bëhet pa përkujdesje të duhur në Prishtinë, ndërsa këtë veprim ajo e e ka quajtur masakër, përfaqësuesit e KFOR-it në Kosovë kanë filluar një hetim për vrasjen e këtyre qenve endacakë.
Komandant i KFOR-it, Erhard Buehler, e ka njoftuar nëpërmjet një letre aktoren Bardot se kanë filluar hetimet për vrasësit e qenve. Letra është shkruar dy javë pasi që aktorja franceze i kishte bërë thirrje gjeneralit gjerman që të “ndalë masakrën” e qenve në Prishtinë.
“Unë ju lutem që të hetoni sulmet e bëra ndaj qenve në Prishtinë brenda tri javëve të kaluara dhe ju bëj thirrje që të ndaloni atë masakër”, i ishte drejtuar Bardot, komandantit të KFOR-it, duke kërkuar që të ndalohej përdorimi i armëve kundër qenve.
Por, në letrën kthyese komandanti i KFOR-it, duke e falënderuar aktivisten franceze për letrën e shkruar dhe shqetësimin e shfaqur përkitazi me këtë çështje, thuhet se është urdhëruar hetim për vrasjen e këtyre qenve.
“Me respektin më të madh ndaj përkushtimit tuaj për qëndrimin që e keni kundër mizorisë ndaj kafshëve, unë kam urdhëruar një hetim rreth kësaj çështjeje”, thuhet në fillim të letrës, me të cilën Buehler i është drejtuar Bardot.
Buehler ka rikujtuar aktoren franceze se qentë endacakë janë problem i madh dhe atë që nga vitet e para të pasluftës. Sipas tij, në vitin 2003 në Kosovë është vlerësuar të jenë më shumë se 50 mijë qenë pa përkujdesje. Tashmë, sipas tij, ky numër vetëm sa është shtuar.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












