Bota
Njeriu (nuk) mund të jetojë më shumë se 125 vjet
Profesori i gjenetikës, Jan Vijg thotë: “të dhënat që i kemi nxjerrë na tregojnë se ekziston një kufi në jetëgjatësinë e njeriut”. Ndërsa Lnda Partridge, drejtore e Institutit Max-Planck të Këlnit mendon ndryshe: “Qenia njeri nuk është programuar për vdekje..."
Dëgjojmë herë pas here se filani ka vdekur shumë kohë pasi ka mbushur 100 vjet siç na bie të lexojmë për persona të ndryshëm që gjatë historisë apo edhe në kohët e reja kanë jetuar 140 apo 160 vjet. Të gjitha këto janë, në rastin më të mirë, spekulime.
Sepse shkenca e thotë ndryshe: një hulumtim statistikor që ka realizuar “Albert EInstein College of Medicine” në Nju Jork, jetëgjatësia maksimale e njeriut shkon deri në 125 vjet, shkruan spiegelonline.de, transmeton albinfo.ch. Profesori i gjenetikës, Jan Vijg si udhëheqës i këtij hulumtimi ka thënë me këtë rast se: “të dhënat që i kemi nxjerrë na tregojnë se ekziston një kufi në jetëgjatësinë e njeriut”.
Por ndërkaq hulumtues tjerë si Linda Partridge, drejtore e Institutit Max-Planck të Këlnit për studimin e mplakjes mendon ndryshe: “Qenia njeri nuk është programuar për vdekje prandaj hulumtimet e procesit të mplakjes me siguri do të japin rezultate”. Ajo ka thënë se nuk mund të ketë një kufi të caktuar maksimal që e shënon jetëgjatësinë e njeriut.
Aktualisht, njeriu më i vjetër në botë është Emma Morano, e cila ka mbushur 16 vjet. Ndërsa në gjithë botën në gushtin që shkoi jetonin 15 persona që kishin mbushur 116 vjet.
Personi që ka jetuar më së gjati dhe për të cilin ka të dhëna të sigurta është francezja Jeanne Calment e cila pati vdekur në vitin 1997 në moshën 122 vjeçare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











