Lajme
Nga 1 qershori mërgimtarët pajisen me dokumente nëpër konsullata
Duke filluar nga 1 qershori të gjithë mërgimtarët do të kenë mundësi të pajisen me dokumente personale në 13 misionet konsullore të Republikës së Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka bërë të ditur sot se nëpunësit e këtyre përfaqësive diplomatike do të jenë të gatshëm të pranojnë kërkesat e shtetasve të Kosovës, për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës..
Sipas një njoftimi të MPJ-së, tashmë, në misionet konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta.
Stafi i konsullatave do të punojë me intensitet të shtuar, më qëllim të ofrimit të shërbimeve për sa më shumë qytetarë të Kosovës me banim jashtë vendit. Po ashtu, brenda pak ditëve, nëpër konsullatat e Kosovës do të dërgohen edhe 10 ekspertë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e zyrtarëve të misioneve konsullore, për të përballuar fluksin eventual të kërkesave për pajisje me dokumente personale të Kosovës.
Funksionalizimi i plotë i shërbimit për qytetarët e Kosovës me banim jashtë vendit, është në vazhdën e përpjekjeve të MPB-së për të ofruar shërbime konsullore për të gjithë shtetasit tanë dhe për të përfaqësuar, mbrojtur e ndihmuar realizimin e interesave të tyre.
Për shkak të kërkesave të mëdha për pajisje me dokumente personale, MPJ ka kërrkuar mirëkuptim nga mërgimtarët në rast të ballafaqimit me ndonjë vonesë apo problem eventual teknik, gjatë kryerjes së shërbimeve të tyre.
Shtetasit e Kosovës me banim jashtë vendit mund të aplikojnë për dokumente personale në 13 misioneve konsullore.
Në Gjermani mund të aplikojnë në misionin konsullor në Berlin, në Frankfurt dhe në Stuttgart.
Në Zvicrës mund të aplikojnë në misionin konsullor në Bernë, në Cyrih dhe në misionin konsullor në Gjenevë.
Ndërsa në Italisë në misionin konsullor të Kosovës në Romë. Në Francës mërgimtarët mund të aplikojnë në misionin konsullor në Paris, ndërsa në Suedi në misionin konsullor në Stokholm.
Në Belgjikës në misionin konsullor në Bruksel. Në SHBA në misionin konsullor në New York, ndërsa në Austrisë në ndërtesën e misioni konsullor të Kosovës në Vjenë, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar në misioni konsullor në Londër.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













