Bota
Festa e ribashkimit nën hijen e incidenteve
Pak para festimit qendror të përvjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, në Dresden po mbretëronte gjendje e tendosur. Gjatë natës janë djegur makina të policisë, ndërsa atmosfera nuk është e mirë
Në prag të manifestimit qendror të festimit të përvjetorit të 26 të ribashkimit të Gjermanisë (3. tetor), persona të panjohur ua kanë vënë flakën tri makinave të policisë. Makinat kanë qenë të parkuara në një parking në veri të qytetit, në pjesën Dresden-Neustadt. Të plagosur nuk ka pasur, kumtoi policia. Por besohet se kjo zjarrvënie ka pasur një sfond politik dhe ka lidhje me manifestimin qendror, i cili mbahet sot (3. tetor) në Dresden, sepse në afërsi të vendit të sulmit janë shkruar grafite: “I gjithë Dresdeni urren policinë”, shkruan deutsche welle. Një 20-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për këto sulme, thuhet.
Në prag të festës policia ka ndërmarrë masa të mëdha sigurie dhe ka angazhuar rreth 2.600 policë për këto ceremoni. Rreth hapsirës ku do të mbahet manifestimi qendror në qendër të qytetit janë vënë blloka betoni, për të evituar sulmet e mundshme, të ngjashme me ato që kanë ndodhur në Niza të Francës. Sepse në festimin qendror priten mysafirë të nivelit të lartë, siç janë Presidenti Joachim Gauck, Kancelarja Angela Merkel dhe kryetari i Parlamentit Norbert Lammert. Festa do të mbahet nën masa të jashtëzakonshme sigurie, sepse një javë më parë në Dresden ka pasur dy shpërthime, ndërsa disa ditë më vonë është gjetur mbi një urë një lëndë shpërthyese.
Shpërthimet kanë ndodhur para një xhamie dhe në Qendrën e Kongreseve. Të plagosur nuk ka pasur. Motivet janë të panjohura, por nuk përjashtohet mundësia e sulmeve me sfond armiqësor ndaj të huajve.
Gjatë një pritje të organizuar nga bashkësia islame në Dresden, kryetari i bashkisë Dirk Hilbert është fyer dhe është sulmuar nga anëtarët e lëvizjes Pegida. Hilbert është sulmuar me fjalët “Ik, largohu” dhe “tradhëtar”. Para godinës së bashkisë kanë protestuar shumë njerëz edhe kundër veshjeve të grave të besimit islam. Ka pasur edhe incidente me rastin e arrestimit të një personi.
Manifestimet festive me rastin e ditës së ribashkimit të Gjermanisë kanë filluar në Dresden të shtunën, në pjesën e vjetër të qytetit. Këtë të dielë në Landtag (Parlamenti i landit) janë hapur dyert për qytetarët e interesuar për vizitë, ndërsa në mbrëmje ka pasur manifestime të tjera.
Kundërprotestat
Por ka pasur disa tubime edhe kundër festimeve. Rruga e demonstruesve ka kaluar megjithatë më larg nga njerëzit që janë mbledhur në festime. Të hënën do të ketë një demonstratë tjetër – si çdo të hënë në dy vitet e fundit. Por as të ashtuquajturit patriotë evropianë nuk do të mungojnë. Protesta e Pegidës është lejuar, por larg qendrës së qytetit ku do të jenë edhe krerët e Gjermanisë.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











