Lajme

Arrestohet Ratko Mladiç?

Një burrë që përdorte dokumente me emrin Milorad Komadic, mund të jetë vetë Ratko Mladiç, i akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës

Sipas medieve serbe, është arrestuar një person për të cilin ka dyshime se mund të jetë krimineli i shumëkërkuar nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiç .

Siç raporton B92 një burrë që përdorte dokumente të falsifikuara me emrin Milorad Komadic, mund të jetë vetë Mladiç, i akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës.

Arrestimi i tij duket të jetë tempuar pikërisht ditën kur Beogradin e viziton Catherine Ashton Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian.

Personi i dyshuar gjendet në ambientet e sigurimit shtetëror serb BIA ku po merret në pyetje. Në raportet e deritashme nuk njoftohet vendi ku është arrestuar i dyshimti.

Brenda pak minutave presidenti i Serbisë, Boris tadiç do të ketë një konferencë pe¨ür medie ku pritet të japë hollësi mbi rastin.