Lajme
Kosova duhet të ketë institut të diasporës
Albin Kurti ka kërkuar sot krijimin e një instituti kombëtar të diasporës
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në cilësinë e kryesuesit të Komisioni parlamentar për punë të jashtme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar sot krijimin e një instituti kombëtar të diasporës bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Në arsyetimin për krijimin e këtij instituti, Kurti ka thënë se me këtë do të krijohej një përkujdesje më të mirë ndaj diasporës dhe mërgatës shqiptare, e cila në vendet Perëndimore është e organizuar në baza nacionale, në funksion të ruajtjes më të mirë identitetit kombëtar të saj. Sipas Kurtit, është obligim i institucionet shtetërore të Kosovës dhe të vendeve të rajonit nga kanë migruar shqiptarët.
Ai ka përmendur edhe kontributin e mërgimtarëve shqiptarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, të Shqipërisë e të vendeve të tjera të rajoni si dhe kontributin e tyre për mbështetjen e luftës çlirimtare në Kosovë.
Gjatë debatit të anëtare të Komisionit parlamentar për punë të jashtme janë pajtuar që qëndrimet e këtij takimi të hartohen në formë rekomandimesh, të cilat do t’u përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës, që të përfshihen në agjendat e tyre të punës.
Po ashtu është thënë se duhet bashkërenduar me Shqipërinë, e cila e ka Institutin Kombëtar të Mërgatës, si dhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi për krijimin një instituti të ngjashëm të përbashkët.
Anëtarët e këtij komisioni kanë vendosur ta thërrasin për herë të tretë ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për të raportuar në komision lidhur me njohjet për Kosovën dhe për punën e misioneve diplomatike në botë, duke shpresuar se kësaj radhe, duke filluar nga mesi i qershorit, ministri do të gjejë kohë t’i përgjigjet kërkesës së komisionit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











