Lajme
Mbështetje perspektivës evropiane të Kosovës
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, shprehu përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës

President i Komisionit Evropian (KE), José Manuel Barroso, gjatë vizitës së sotshme në Kosovë, ka vizituar edhe komunën e Graçanicës, të banuar kryesisht me serbë, duke nënvizuar përkushtimin e BE-së për procesin e decentralizimit.
Së bashku me katër zyrtarë të lartë të BE, Barroso ishte i shoqëruar edhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Komunës së Gracanicës, Bojan Stojanoviq në vënin e gurthemelit të ndërtesës së re të kësaj komune të re, të financuar nga BE-ja.
Gjatë vizitës që i bëri manastirit të Graçanicës, Barroso ka thënë se qëllimi i vizitës është që të konfirmojë se KE-ja është e gatshme të vazhdojë ndihmën për Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për forcimin e marrëdhënieve tona tregtare me Kosovën. Por edhe Kosova mund të ndihmojë vetveten. Kosova duhet të vazhdojë reformat e saj, të punojë në forcimin e sundimit të ligjit, t’i japë shtysë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik dhe të zhvillojë raporte të mira fqinjësore. Ajo mund ta bëjë këtë duke punuar ngushtë me EULEX-in, duke zbatuar politika të shëndosha dhe të qëndrueshme makroekonomike, duke treguar kujdes fiskal dhe duke qenë konstruktive, pragmatike dhe kreative në dialogun me Serbinë. Kosova mund të mbështetet në BE dhe mund të mbështetet në KE-në”, ka thënë Barroso.
Gjatë kësaj vizite, Barroso ishte i shoqëruar nga, Stefan Fuele – komisioner i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Stefano Sannino – zëvendëskomisioner për Zgjerim, Miroslav Lajcak – drejtor menaxhues i Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kabinetit të tij.
Ndryshe, gjatë takimit me zyrtarët e lartë institucionalë të Kosovë, Barroso porositi që të vazhdohet me reforma të thella dhe të shpejta. Ai shprehu qëndrimin se e ardhmja e
Kosovës varet nga vet populli i saj. Barrosi ka thënë se KE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me ndihmë substanciale financiare.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi shprehu zotimin e Qeverisë për përmbushjen e kritereve të BE-së. Ai ka thënë se Kosova prêt marrjen e Udhërrëfyesit për liberalizimim e vizave.
Presidentja Atifeta Jahjaga kërkoi nga heqjen e referencës 1244 ndaj Kosovës nga ana e Brukselit, si dhe domosdoshmërinë e fillimit të marrëveshjeve kontraktuale me BE-në.
Sipas saj, marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave do të ndihmonte agjendën evropiane të Kosovës dhe reformat e brendshme.
Pavarësisht përkushtimit, për të cilin zotohen të dyja palët – sikurse Brukseli, ashtu dhe Prishtina, Kosova vlerësohet të ketë mbetur e fundit në procesin e integrimit evropian, krahasuar me vendet e rajonit.
Kosova, po ashtu, është i vetmi vend në rajon, i cili ende nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz