Bota
Zuckerberg dhuron 3 miliardë dollarë për hulumtime mjekësore
Ndërkaq Zuckerberg dhe Chan qysh në vitin e kaluar patën kumtuar se gjatë gjithë jetës së tyre do t`i dhurojnë 99 për qind të të gjitha aksioneve që kanë në Facebook
Mark Zuckerberg, themeluesi dhe pronari i rrjetit më të madh social në botë, facebook-ut ka vendosur që së bashku me bashkëshorten, Priscilla Chan gjatë dhjetë viteve të ardhshme të investojnë tre miliardë dollarë për luftimin e sëmundjeve.
Paratë në fjalë duhet të derdhen në projekte të hulumtimeve mjekësore ndërsa synimi i magnatit të madh është, veç tjerash stimulimi i bashkëpunimit në mes të studiuesve të mjekësisë dhe inxhinierëve për të zhvilluar dhe promovuar teknologji, të reja për të çuar përpara hulumtimet në këtë drejtim.
Projekti në fjalë do të udhëhiqet nga studiuesja neuroneve dhe ekspertja e gjenetikës, Cori Bargmann. Ndërkaq Zuckerberg dhe Chan qysh në vitin e kaluar patën kumtuar se gjatë gjithë jetës së tyre do t`i dhurojnë 99 për qind të të gjitha aksioneve që kanë në Facebook, shkruan faz.de. Me atë rast madje, siç e vënë re mediat, ai ishte treguar jo sa duhet modest, duke pretenduar se me donacionet e tij do të mundësonte shërimin e të gjitha sëmundjeve në botë!
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











