Lajme
Ditët e gjuhës gjermane në Kosovë
Ashtu si në vitin e kaluar, edhe këtë vit Ambasada Gjermane, së bashku me Ambasadën Zvicerane dhe Ambasadën Austriake, si dhe partnerë të tjerë organizojnë “Ditët e gjuhës gjermane”.
Kjo ngjarje do mbahet nga 18 deri më 25 maj, ndërsa programi është i larmishëm, i cili do të jetë tërheqës si për fillestarë, ashtu edhe për të avancuar, por edhe për folës të gjuhës amtare të moshave të ndryshme.
Qëllimi është për të përgatitur si dhe për të zgjuar kureshtjen për t’u ballafaquar më shumë me gjuhën gjermane. Zyra për informim e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë njofton se aktivitetet përfshijnë një garë të leximit në Bibliotekën Kombëtare Universitare, në vazhdim të së cilës do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën e shkrimit të Ambasadës Gjermane, si dhe për garën „Shkrimi kreativ“ të DAAD-së.
“Po ashtu në Bibliotekën Kombëtare Universitare do të ndahen bursat e Programit të shkollave gjermane PASCH për nxënësit e shkollave binjake kosovare. Në fund, në mënyrë solemne, nxënësve do t’i ndahen Diplomat e gjuhës gjermane të Konferencës së Ministrave të Kulturës”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Pos kësaj organizatorët janë përkujdesur edhe për t’i argëtuar të pranishmit. Dita e dytë e këtij manifestimi zhvillohet në “Filikaqa sportbar”, ku organizohet një mbrëmje me Karaoke, me ç’rast mysafirët do të mund t’i testojnë aftësitë e tyre të këndimit.
Pos këngës në program janë edhe dy filma dokumentarë, njëri zviceran, me titull “Being Azem”, i cili flet për një djalosh nga Kosova që jeton në Zvicër dhe që ka pretendime të bëhet kampion bote në Thaiboxer dhe krenarinë e tij. Si dhe filmi tjetër është nga Austria me titull „Wie geht Friede“. Përveç kësaj nga 23 deri më 25 në ambientet e Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit APPK/AGEF do të mbahet punëtoria e përkthimit “Hyrje në përkthimin letrar”.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













