Bota
I ka hedhur gruas thartirën në fytyrë: Dorasi i kërkon gjykatës ta dënojë më rëndë!
Për veprën e tij të rëndë që ka kryer, i ka hedhur mikeshës së vet thartirë në fytyrë, ai thotë se ky dënim është shumë i ulët!
Ndodh edhe kjo: pasi që një person është dënuar nga Gjykata e Landit në Hanover (Gjermani) me 12 vjet burg, është ankuar. Deri këtu, asgjë e jashtëzakonshme. Por e veçanta është se personi në fjalë ka kërkuar t`i rritet masa e dënimit, shkruajnë mediat gjermane. Për veprën e tij të rëndë që ka kryer, i ka hedhur mikeshës së vet thartirë në fytyrë, ai thotë se ky dënim është shumë i ulët!
32 vjeçari me emrin Daniel, krimin e tij e kishte arsyetuar me faktin se partnerja e kishte trajtuar keq. Për këtë arsye ai kishte dashur që karakterin e saj të lig ta shpërfaqte edhe në pamjen e saj të jashtme, pra duke ia deformuar fytyrën me acid, duke e bërë të shëmtuar, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë ai është penduar rëndë për veprën që ka bërë.
Është interesant edhe reagimi i avokatit të tij: “Nëse ai vazhdon të kërkojë që dënimi i tij të ngrihet në 15 vjet, unë do ta kërkoj një gjë të tillë”, ka thënë avokati i habitur me kërkesën e klientit. “Diçka e tillë nuk më ka ndodhur asnjëherë deri tash”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












