Kultura
Amsterdami mrekullohet nga arti i Dinastisë Marubi
E vendosur në godinën e re, te pedonalja e qytetit, tani Muzeu Marubi ka trajtën moderne të paraqitjes së një muzeu bashkëkohor, ku ruhen mbi 150 mijë negativë xhami, duke u vlerësuar për arsyet historike, sociologjike, kulturore etj.
Radhë të gjata për të prerë biletën që të çel dyert e thesarit të Marubëve, në njërin prej muzeve më prestigjozë të Europës.
Foam Fotografiemuseum Amsterdam i ka bërë vend thesarit 100-vjeçar të fotografisë shqiptare. Këtu, eskspozita e “Dinastisë së Marubëve” do të qëndrojë e hapur deri më 27 nëntor me konfigurimin “Dinastia Marubi -100 vite të studios fotografike shqiptare”, ku po shfaqen fotografitë e përzgjedhura nga 1856-1959.
“Pas sistemimit të thesarit të çmuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër, Ministria e Kulturës ka nisur prezantimin e një koleksioni të këtij muzeu nëpër Europë. Një punë e mbarë në rrugën e Rilindjes së Trashëgimisë Kulturore dhe promovimit të vlerave të saj nëpër botë, në hapësira dinjitoze që krijojnë kushte optimale për njohjen e vlerësimin e botës së vogël, por aspak të varfër në xhevahire, të trashëgimisë kulturore shqiptare”, shkruan Kryeministri Edi Rama në “Facebook”.
Rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pietro Marubi mbërriti në Shkodër. Aty ai ngriti studion e parë fotografike në rajon, duke përdorur procesin e pjatës së lagësht. E vendosur në godinën e re, te pedonalja e qytetit, tani Muzeu Marubi ka trajtën moderne të paraqitjes së një muzeu bashkëkohor, ku ruhen mbi 150 mijë negativë xhami, duke u vlerësuar për arsyet historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike, po në radhë të parë si foto artistike. Në to janë fokusuar ngjarjet nga historia e trazuar e Shqipërisë – nga kohërat osmane në periudhën e komunizmit -ritualet sociale, kostume folklorike dhe portretet sociologjikisht interesante.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti