Kultura
Kosova përcakton filmin për Oscar
Filmi "Home sweet Home" është realizuar nga Faton Bajraktari me skenar nga Zymber Kelmendi, ku luajnë aktorët e njohur, si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi

Kosova do të përfaqësohet në Oscar me filmin ‘Home Sweet Home’ në kategorinë e filmave si ‘Më i Mirë i Huaj’, shkruan albinfo.ch.
“Home Sweet Home” është prodhim i kompanisë filmike Cineproduction dhe Arnel Production me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.
Ky film është realizuar nga Faton Bajraktari me skenar nga Zymber Kelmendit, ku luajnë aktorët e njohur, si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi.
Ky film kishte premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.
Filmi tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.
Ky është viti i tretë që Kosova propozon film si konsiderim për filmin më të mirë të huaj në ‘Oscar’.
Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin “Babai” të Visar Morinës, ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi “Tri Dritare dhe një Varje” nga Isa Qosja.
Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër “Shok” ka qenë i nominuar në kategorinë ‘Best Live Action Short Film’ në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për ‘Oscar’.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor