Bota
Gjermania: 20 miliardë euro deri në vitin 2019 për refugjatët
Qeveria gjermane miratoi një paketë financiare që duhet të ndihmojë autoritetet lokale të përballen me kostot e shkaktuara nga fluksi i më shumë se 1,1 milionë refugjatëve në vend që erdhën në vitin 2015.
Kështu, siç njoftojnë mediat nga Berlini, marrin fund mosmarrëveshjet mes institucioneve federale dhe qeverive lokale që kërkojnë më shumë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
Sipas propozimit të qeverisë, buxheti federal duhet të paguajë për akomodimin e refugjatëve, e cila është ndër problemet më të mëdha për qeveritë lokale që kanë barrën më të madhe.
„Në fillim masat do të kushtojnë rreth 20 miliardë euro deri në vitin 2019“, tha ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, duke theksuar se nga buxheti federal 16 shteteve federale duhet t’u transferohen nga rreth dy miliardë euro në tre vjetët e ardhshme.
Autoritetet lokale vetë do të vendosin se si t’i shpenzojnë paratë të destinuara ekskluzivisht për shpenzimet që lidhen me integrimin e refugjatëve.
Fonde shtesë nga qeveria në Berlin janë ndarë për ndërtimin e shtëpive të reja për refugjatët dhe do të mbulojnë shpenzimet për ngrohje dhe pagat për refugjatët, të cilët mbulohen më parë nga ana e komunave.
Projektligji për më shumë para për shpenzimet për emigrantët para se të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga Parlamenti gjerman.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













