Lajme
Kthehen nga Benelux-i azilkërkuesit kosovarë
Qysh në javën e ardhshme mund të pritet kthimi i qytetarëve të Kosovës që nuk kanë rregulluar qëndrimin në shtetet e Benelux-it (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg). Ky paralajmërim ka ardhur nga ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi gjatë vizitës zyrtare që i bëri dje Brukselit.
Ministri Rexhepi ka nënshkruar një marrëveshje për riatdhesim me tri shtetet e Benelux-it, që e ka quajtur si dëshmi se Kosova seriozisht dëshiron t’i përmbushë obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë me përfaqësuesit e shteteve të Benelux-it – me ministrin e Luksemburgut për Punë, Punësim dhe Integrim, Nicolas Schmit, me ministrin e Holandës për Imigrim dhe Azil, Geerd Leers dhe me Sekretarin e Shtetit të Belgjikës për Migrim dhe Politika të Azilit, Melchior Wathelet.
“Këto marrëveshje të nënshkruara, që janë në vazhdimësi të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave, kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në shtetet e Benelux-it, si dhe liberalizimin e vizave. Deri më tani janë nënshkruar 12 marrëveshje të tilla”, ka thënë Rexhepi.
Belgjika ka më së shumti azilkërkues nga Kosova dhe pritet që ky shtet të fillojë me deportimin e disa kosovarëve, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.
Numri i azilkërkuesve në Holandë dhe Luksemburg është shumë më i vogël se sa në Belgjikë. Por, rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova ka qenë ndër arsyet pse disa vende kanë shprehur kundërshtim që të nisë çfarëdo procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën.
Gatishmëria e Kosovës që të pranojë të kthyerit, t’iu ndihmojë atyre për strehim dhe riintegrim, do të duhej të ndihmojë në zbutjen e kundërshtimeve të tilla brenda BE-së.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











