Lajme
Bilanci i investimeve të huaja në Kosovë
Në Kosovë janë të regjistruar 3906 investitorë të huaj me një shumë të kapitalit fillestar me mbi 3.6 miliardë Euro

Sado që mund të duket e çuditshme, në Kosovë ka investitorë dhe biznesmenë të huaj. Madje numri i tyre duket të jetë goxha i lartë.
Bazuar në të dhënat zyrtare të siguruara nga Albinfo.ch, në Agjencinë për Promovimin e Investimeve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në Kosovë janë të regjistruar 3 mijë e 906 investitorë të huaj.
Pjesa dërmuese e këtyre investuesve janë persona që kanë kompanitë e tyre në shtete përkatëse, ndërkohë që në Kosovë, kanë të hapura përfaqësitë e tyre.
Nga kjo shifër, del se vetëm nga Zvicra, në Kosovë janë të regjistruar 112 investitorë, të cilët me firmat e tyre, kryejnë punë të ndryshme në shtetin e ri.
Investuesit nga Zvicra janë të përqendruar kryesisht në rajonin e Prishtinës dhe në komunat e Rrafshit të Dukagjinit si Pejë, Gjakovë, Suharekë, Ferizaj dhe Istog.
Punësimi dhe investimi
Pavarësisht numrit të madh të investitorëve, ajo që duket e çuditshme, është deklarimi i të punësuarve.
Përveç disa prej tyre që kanë deklaruar numër të të punësuarish katër shifror, të tjerët kanë deklaruar shifër shumë më të ulët të të punësuarve.
Madje, pjesa dërmuese e tyre kanë regjistruar se në bizneset e tyre kanë të punësuar nga një deri në 10 punëtorë.
Nga kompanitë e huaja që kanë investuar në Kosovë, numrin më të madh të të punësuarve e ka deklaruar Ferronikeli në Drenas me 1000 veta.
Përveç fabrikës së prodhimit të nikelit, asnjë nga investuesit e tjerë nuk e kalon këtë shifër të të punësuarish, madje qëndrojnë shumë më ulët me shifra.
Pas Ferronikelit, numrin më të lartë të të punësuarve del ta ketë një fabrikë e prodhimit të duhanit në Gjilan me 400 veta, kurse pas saj, një investitor turk me 370 persona.
Fushat në të cilët është investuar nga të huajt apo edhe persona që kanë prejardhje nga Kosova, fillon nga sektori bankar e deri te ai i transportit.
Përveç kësaj, investimet nga jashtë në Kosovë janë prezent edhe në ndërtimtari, edukim, hotel, turizëm, telekomunikacion apo tregti.
Kapitali bazë me të cilat këta investitorë kanë ardhur për të nisur biznesin e tyre në shtetin e ri është i ndryshëm, por më me shumë para janë ata që kanë investuar në banka dhe tregti.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të siguruara nga Albinfo.ch, del se të gjithë këta investitorë kanë xhepa goxha të majmë, pasi për regjistrimin e biznesit të tyre është dashur të deklarojnë edhe kapitalin bazë që kanë.
Kështu, shuma totale e kapitalit fillestar të të gjithë investitorëve të huaj në Kosovë në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, është 3 miliardë e 648 milionë e 949 mijë e 859 euro.
Prejardhja e investuesve
Sa i përket shteteve nga të cilët vijnë investitorët e huaj në Kosovë ato janë nga më të ndryshmet, por nga lindja, harta e investuesve nuk shkon më larg se Turqia.
Përveç vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Turqia, apo Kroacia, në Kosovë më së shumti investitorë ka nga Evropa perëndimore.
Numri i biznesmenëve që kanë zgjedhur Kosovën për të investuar nga Evropa perëndimore është i lartë dhe ata kryesisht janë nga Zvicra, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të investitorëve të huaj në qytete e Kosovës, ata janë prezent thuajse në secilën prej tyre, por vërehet një numër më i madh në Prishtinë.
Në këtë rast, nuk janë lënë anash as pjesët e veriut problematik të Kosovës, si në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Por derisa në Zubin Potok njëri nga dy investuesit është nga Gjermania që merret me ndërtimtari, tjetri është nga Novi Pazari i Serbisë dhe merret tregti.
Ndërkohë, në komunën e Leposaviqit, nga tetë investuesit, gjashtë janë nga Serbia, një nga Franca dhe një tjetër nga Bosnja dhe Hercegovina.
Bizneset me të cilat ata kryesisht merren , së paku sipas regjistrimit zyrtar, janë përpunimi i qumështit dhe tregtia.
Regjistrimi i biznesit
Sipas Ligjit për Regjistrim të Biznesit, ai që ka vendosur të investojë në Kosovë, duhet t’i bëjë gati disa dokumente të cilat nuk janë edhe të shumta, vetëm tetë sosh.
Madje Kosova cilësohet si një ndër vendet me procedurat më të lehta në regjistrimin e biznesit.
Një investitor, duhet të ketë me vete kopjen e notyruar të statutit të kompanisë, pastaj vendimin e kompanisë për hapjen e degës në Kosovë si dhe certifikatën e regjistrimit të biznesit gjithashtu të notyruar te notari.
Sa i përket dokumenteve personale, në Agjencinë për Promovim të Investimeve, duhet dorëzuar edhe vendimi mbi emërimin e drejtorit të degës -përfaqësisë në Kosovë, një kopje të letërnjoftimit të pronarit -drejtorit të kompanisë dhe kopja e drejtorit të degës në Kosovë.
Përveç tyre, aty duhet dorëzuar edhe kontrata e lokacionit ose fleta posedues e selisë -zyrës së përfaqësisë –degës në Kosovë, kopja e letërnjoftimi të qiradhënësit dhe duhet bërë edhe pagesa e një shume prej 20 eurosh.
Investimet
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës të cilat ka arritur t’i sigurojë Albinfo.ch, del se investuesit më të shumtë janë nga Gjermania.
Të dhënat për vitin 2010 ende nuk janë finalizuar, ndërkohë që ato për 2011, nuk mund të dihen para se të përfundojë viti kalendarik.
Sidoqoftë, për vitin 2009, nga biznesmenët gjermanë në Kosovë janë më të numërt dhe pasohen nga ata gjermanë. Menjëherë pas këtyre shteteve, me investime direkte radhitet Shqipëria me 23.32 përqind, pastaj Zvicra me 22. 71 përqind pasuar nga Austria me 15.50 përqind.
Pas këtyre shteteve, me përqindje të ndryshme të investimeve në Kosovë, për vitin 2009, radhiten Turqia, SHBA’të, Britania e Madhe dhe Franca.
Pavarësisht kësaj, niveli i varfërisë dhe papunësisë në Kosovës, vazhdon të mbetet i lartë. Të dhënat jozyrtare tregojnë prej 45 përqind të të papunëve, kurse ato zyrtare arrijnë deri në 20 përqind.
Pritet që pas finalizimit të rezultateve nga procesi i regjistrimit të popullsisë, edhe këto përqindje të jenë të sakta.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz