Lajme
Autoritetet maqedonase do t’i dënojnë azil kërkuesit e rrejshëm
Autoritetet maqedonase po bëjnë plane për të sanksionuar të gjithë ata qytetarë që kërkojnë azil të rrejshëm në vendet e BE-së
Ky plan do të aplikohet nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme.
Burime pranë Qeverisë së Maqedonisë i kanë thënë portalit INA, se i janë dhënë premtimet Bashkimit Evropian (BE) për të ndërmarrë masat urgjente për të sanksionuar të gjithë ata qytetarë që kërkojnë azil të rrejshëm në vendet e BE-së, mirëpo tani nuk është ndërmarrë asgjë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.
Masat sanksionuese pritet të përfshihen edhe në Kodin Penal, ku do të përfshihet paditë penale për keqpërdorim të udhëtimit dhe liberalizimit të vizave.
Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë në gatishmëri për të zbatuar edhe masat më rigoroze, siç është konfiskimi i pasaportës, ndalimi për të udhëtuar jashtë vendit për të gjithë personat që dyshohet se kanë keqpërdorur liberalizimin e vizave.
“Tani për tani nuk ka mundësi ligjore për të ndjekur të gjithë azilkërkuesit e rrejshëm. Por në të ardhmen do të pasojnë ndryshime dhe do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që rrezikojnë liberalizimin e vizave”, theksojnë burime qeveritare për agjencinë e lajmeve INA në Maqedoni.
Problem për të identifikuar azilkërkuesit e rrejshëm është se ata në të shumtën e rasteve udhëtojnë me bileta kthyese, me sigurimin e paguar të udhëtimit si dhe me shumën e nevojshme të parave.
Nga ana tjetër MPB-ja dhe Qeveria e Maqedonisë, por edhe vendeve tjera nuk kanë qasje në evidencat e vendeve të BE-së ku janë të regjistruar qytetarët që kërkojnë të drejtën e azilit.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) me seli në Shkup thekson se është problem për tu identifikuar azilkërkuesit në vendet e BE-së, për shkak se identiteti i tyre është i mbrojtur sipas Konventës së Gjenevës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Për shkak të kësaj, Qeveria e Shkupit nuk ka qasje në listat e vendeve të BE-së ku janë të regjistruar azilkërkues nga Maqedonia dhe vendet tjera. Vendet e BE-së edhe përkundër shqetësimit për fluksin e madh, ata sigurojnë çdo qytetarë për të mos u ndëshkuar në vendin e tyre”, thekson OBRIE.
Numri më i madh i azilkërkuesve i takon komunitetit rom dhe ata janë të strehuar përkohësisht në Belgjikë, Suedi, Gjermani, Luksemburg dhe vende tjera të BE-së.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










