Lajme
Zvicra, më pak ndihma për zhvillim
Në sesionin e marsit, parlamenti i Zvicrës dha dritën e gjelbër për një rritje të kësaj ndihme në 0.5% deri në vitin 2015
Gjatë vitit 2010 Zvicra ka ndarë për ndihma për zhvillim 2.4 miliardë franga ose 100 milionë më pak se në vitin 2009. Kjo shumë tregon se ndihma për zhvillim në vitin 2010 ka kapur 0.42 për qind të brutoproduktit kombëtar të Zvicrës, që është më pak se një vit më parë, kur kjo përqindje ishe 0.45%.
Këto shifra i ka publikuar sot DEZA/DDC (Drejtoria Për Zhvillim dhe Bashkëpunim) në një raport mbi ndihmat e federatës, kantoneve dhe komunave të Zvicrës në pjesën tjetër të botës, në vitet 2009/2010.
Duke filluar nga viti 2004, pjesëmarrja e ndihmës për zhvillim në brutoproduktin nacional të Zvicrës ka qenë rreth 0.4%.
Një vendim i marrë në vitin 2008 për ta ngritur këtë në 0.5% pati dështuar për shkak të krizës ekonomike botërore. Ndërsa në sesionin e marsit të këtij viti, parlamenti i Zvicrës dha dritën e gjelbër për një rritje graduale të kësaj ndihme në 0.5% deri në vitin 2015.
Në listën prej 23 vendeve të OECD-së Zvicra, në raport me brutoproduktin e saj kombëtar zë vendin e 12 për nga sasia e ndihmave që ofron për zhvillim dhe bashkëpunim. Në këtë pozitë ajo gjendet mbrapa Francës por para Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë.
Ndërsa objektivin e caktuar nga OKB-ja që shuma e ndihmave për zhvillim të jetë 0.7% e Brutoproduktit kombëtar, e kanë realizuar dhe tejkaluar vendet si Holanda, Luksemburgu, Suedia dhe Norvegjia me 0.8% deri në 1.1%.
Mesatarja e të gjitha vendeve të OECD-së në këtë drejtim është 0.49%.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











