Lajme
Tahiri: Veriu, jashtë bisedimeve
Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa e pranuar Kosovën dhe pa qenë bashkëpunuese me shtetet fqinje
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri i ka siguruar të premten qytetarët e Kosovës se Serbia nuk mund të pengojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ndërkaq, duke folur për rezultatin e bisedimeve, Tahiri tha se priten rezultate më të mira në takimet e radhës, sidomos drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kjo pasi, sipas Tahirit, Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa e pranuar Kosovën dhe pa qenë bashkëpunuese me shtetet fqinje.
Zëvendëskryeministrja tha se Kosova përfiton nga këto bisedime, duke shkurtuar rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.
Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë kritere të rëndësishme në këtë aspekt, ndërsa përsëriti qëndrimin se nuk mund të bisedohet rreth statusit të Kosovës dhe veriu nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve.
Tahiri tha se priten rezultate më të mira në takimet e radhës, sidomos drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












