Shkurt.ch
Shtim i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia
Numri i azilkërkuesve nga Serbia në Belgjikë në mars ka arritur në 188 e në prill 106, ndërsa i atyre nga Maqedonia 86, përkatësisht 99.
Udhëtimi pa viza për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë në zonën Shengen të Bashkimit Evropian, është vënë në pikëpyetje, pasi Belgjika dhe Suedia kanë shprehur shqetësime të reja lidhur me abuzimet e mundshme.
Këto dy vende janë ankuar edhe në vitin 2010, se është paraqitur një numër jashtëzakonisht i madh i azilkërkuesve nga Serbia e Maqedonia, pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e këtyre dy vendeve, njofton ReL.
Ky problem është aktualizuar përsëri, pasi zyrtari i Belgjikës për çështje të imigrimit dhe azilit, Melhor Uothelet, i ka shkruar komisionares së BE-së për çështje të brendshme, Sesila Malstrom, duke kërkuar nga ajo “ndërmarrjen e masave përkatëse”, i tha DPA-së, Benoit Pitanc, zëdhënës i zyrtarit Uuthelet.
Sipas tij, numri i azilkërkuesve nga Serbia në muajin mars ka arritur në 188 e në prill 106, ndërsa i atyre nga Maqedonia 86, përkatësisht 99.
Gjatë periudhës kur vlente regjimi i vizave, ky numër ishte “30 deri në 40 kërkesa mujore”, tha Pitanc.
Zyrtarët suedezë në Bruksel kanë thënë se edhe Suedia ballafaqohet me probleme të ngjashme, veçanërisht me azilkërkuesit nga Serbia.Besohet se shumica e azilkërkuesve nga Serbia janë romë dhe shqiptarë nga pjesa jugore, por po ashtu edhe nga Kosova, raporton DPA. Këto informacione kanë shkaktuar shqetësime në Beograd, ndonëse Pitanc ka siguruar se Belgjika nuk do të kërkojë që Serbia të hiqet nga lista e vendeve me udhëtim të lirë për në Shengen.“Nuk jemi ende atje, ne nuk i kërcënohemi askujt, ne vetëm po raportojmë se kemi problem të madh”, ka thënë ai.Zyrtarët në Bruksel thonë se ka pak gjasë që azilkërkuesve nga këto dy vende t’iu jepet status i refugjatit.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












