Lajme
Gentilini, i dërguari i posaçëm i BE-së në Kosovë
Diplomati italian Fernando Gentilini është emëruar i dërguari i posaçëm i BE-së në Kosovë për një periudhë tremujore. Gentilini do të zëvendësojë Pieter Feith, të cilit më 30 prill i skadoi mandati i përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.
Këtë vendim e ka marrë Brukseli me qëllim që të mos ketë vakum të pranisë së BE-së në Kosovë.
Në të njëjtën kohë, Gentilini do të jetë edhe shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
Emërimi i tij për një periudhë kalimtare është bërë për shkak se shtetet anëtare të BE-së ende nuk janë pajtuar rreth riorganizimit të pranisë në Kosovë. Por, edhe 13 kandidatët që kanë konkurruar në këtë post nuk kanë ndonjë peshë politike, por janë kryesisht ambasadorë të BE-së dhe deputetë të Parlamentit Evropian.
Aktualisht, Fernando Gentilini është një nga këshilltarët për Ballkanin në Sekretariat të BE-së dhe është i përfshirë edhe në dialogun për çështje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka punuar në Kosovë në vitin 2004 dhe 2005, si përfaqësues personal i Javier Solanës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










