Lajme
“Autostrada” elektrike Shqipëri-Kosovë
KfW ka lëshuar një kredi prej deri 17 milionë euro që është kredia e parë zhvillimore ndërkombëtare për një investim kapital në Kosovë

Kryeministri Hashim Thaçi, ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Niebel, si dhe kryeshefat ekzekutivë të sistemit të transmisionit dhe operatorët e tregut të Kosovës dhe Shqipërisë KOSTT dhe OST, Fadil Ismaili dhe Sokol Ramadani, kanë vënë sot gurthemelin e parë të punimeve të linjës së transmisionit 400 kilovoltësh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e KfW-së të Gjermanisë, të sektorit të energjisë dhe komunitetit të donatorëve në Kosovë.
Linja e transmisionit Kosovë-Shqipëri është një nga investimet më të mëdha të transmisionit në Kosovë dhe është e rëndësisë së veçantë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Është një projekt i shëndoshë ekonomikisht dhe do t’i shërbejë prosperitetit të ekonomisë kosovare në të ardhmen.
Duke pasur parasysh rentabilitetin ekonomik të projektit, përveç grantit të qeverisë gjermane prej 16.5 milionë euro, KfW ka lëshuar një kredi të butë në vlerë prej deri 17 milionë euro. Kjo është kredia e parë zhvillimore e dhënë nga një donator ndërkombëtar për një investim kapital në Kosovë.
Qeveria gjermane tanimë ka zotuar 42 milionë euro për Shqipërinë për t’u implementuar nëpërmjet KfW-së për financimin e ndërtimit të kësaj linje transmisioni në territorin e Shqipërisë.
Ky investim do të stabilizojë transmisionin e energjisë elektrike në Kosovë. Po ashtu do të mundësojë një shkëmbim të balancuar mirë të energjisë elektrike me Shqipërinë. Për më tepër, projekti do t’i jep shtysë integrimit të sistemit të transmisionit të Kosovës në rrjetin e transmisionit të Evropës Juglindore dhe me këtë sistemit të gjerë të transmisionit të Evropës.
Zotimet e qeverisë gjermane për bashkëpunim financiar me Kosovën gjatë 12 viteve të fundit kapin vlerën prej më shumë se 210 milionë euro dhe fokusohen në përkrahjen e sektorit të energjisë, atij financiar dhe të ujit. Sektori i energjisë, për të cilin qeveria gjermane që nga viti 1999 ka zotuar më se 100 milionë euro për bashkëpunimin financiar është fushë kyçe e bashkëpunimit financiar gjerman me Kosovën.
Bashkëpunimi fokusohet në nevojat afatgjata për investime në fushat e transmisionit , eficiencës së energjisë dhe ngrohjes qendrore.
E-Diaspora
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar Francë: Humb jetën mërgimtari pas një aksidenti fatal ...
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz