Lajme
Fitou: T’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur
Është në përgjegjësinë e njerëzve e politikanëve që të ndryshojnë Kushtetutën, nëse vërtet dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë
Ambasadori francez në Kosovës, Jean-François Fitou ka folur troç, duke thënë se përfundimisht ka ardhur koha që t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. Gjatë një interviste për Radio Dukagjini, Fitou ka thënë se kosovarët duhet ta marrin në duart e tyre sovranitetin e plotë të vendit.
“Mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës duhet t’i vijë fundi, kjo është përgjigjja ime. Është koha e duhur që kosovarët të kenë në duart e veta sovranitetin e plotë të shtetit të tyre. Përfundimisht po. Deshët një përgjigje të shkurt, ja ku e keni”, ka thënë Fitou.
Sipas ambasadorit francez, është në përgjegjësinë e njerëzve në Kosovë, veçanërisht e politikanëve që të ndryshojnë Kushtetutën, nëse vërtet dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Mirëpo ai potencon nevojën që kosovarët të qeverisen tërësisht vetë.
“Sa më shpejt që i vijë fundi pavarësisë së mbikëqyrur, aq më mirë. Duhet që në mënyrë të menjëhershme kosovarët t’i marrin çështjet në duart e veta. Nëse kjo merr kohë, le të marrë kohë, por procesi për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur duhet të fillojë menjëherë”, ka thënë Fitou.
Duke folur lidhur me mundësinë e deputetëve serbë që të bllokojnë ndryshimet kushtetuese, ambasadori francez ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që serbët do ta bënin një hap të tillë.
Sipas tij, komunitetit serb që jeton në Kosovë i janë garantuar shumë të drejta falë Planit të Ahtisaarit. Po ashtu ka thënë se këto garanci duhet të jenë pjesë edhe e Kushtetutës që do të pësojë ndryshime.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












