Bota
Tërmet i fuqishëm në Itali, së paku 37 të vdekur!
Ky tërmet konsiderohet më i forti dhe më shkatërruesi që ka ndodhur në itali pas atij që kishte goditur qytetin Acuila në vitin 2009
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e hershme të mëngjesit (rreth orës 3.30) Italinë Qendrore, duke shkaktuar të paktën 37 viktima. Nën gërmadhat e lokaliteteve të goditura, mendohet të ketë dhe viktima të tjetra, supozojnë autoritetet.
Epiqendra e tërmetit thuhet të jetë në regjionin Latium dhe në atë Marke. Lokalitetet më të dëmtuara janë Accumoli, Amatrice Posta, në Latium dhe qytetet Pescara deöl Tronto e Arquata del Tronto, bëjnë të ditur mediat italiane dhe ndërkombëtare.
Sipas Entit Sizmologjik të Italisë, epiqendra e tërmetit me një forcë prej së paku 6 shkallësh të Richterit, ka qenë në thellësinë e tokës, rreth 4 kilometra. Gjeografikisht, epiqendra është rreth 150 kilometra në verilindje të Romës.
Sipas Institutit Sizmologjik i SHBA-së fuqia e tërmetit ka qenë 6.2 shkallë.
Autoritetet e lokaliteteve të goditura nga tërmeti konsiderojnë se mund të jenë më shumë se 100 persona të zhdukur pas tërmetit. Kryebashkiaku i komunës së goditur më rëndë, Amatrice, ka thënë për mediat se përnjëherë gjysma e qytetit është zhdukur.
Ky tërmet konsiderohet më i forti dhe më shkatërruesi në Itali pas atij që kishte goditur qytetin Acuila në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













