Lajme
Lunacek, kandidate për kryediplomate të BE-së në Kosovë
Lunacek është kandidate e BE-së për të zëvendësuar diplomatin holandez, Pieter Feith në postin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.
Ulrike Lunacek, politikane e Partisë së Gjelbër të Austrisë, e cila aktualisht është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, është kandidate e BE-së për të zëvendësuar diplomatin holandez, Pieter Feith në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë.
Feith, deri më tani, ka qenë shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), e cila është marrë me mbikëqyrjen e zbatimit të planit të ish-emisarit të OKB-së, Martti Ahtisaari për pavarësinë e Kosovës. Feith e ka përfaqësuar BE-në në Kosovë, por në të ardhmen ai do të mbesë vetëm shef i ICO-së me mandat të pakufizuar, ndërsa praninë e BE-së në Kosovë do ta drejtojë një përfaqësues tjetër.
Burime të Kohës Ditore në Bruksel kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti se si kandidate për postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Prishtinë ka kandiduar Ulrike Lunacekun. Mësohet se kandidatura e Lunacekut është pritur mirë edhe nga kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton.
Supozohet se deri në zgjedhjen përfundimtare të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Kosovën, këtë funksion përkohësisht do ta ushtrojë diplomati italian Fernando Gentilinni, i cili ka shërbyer në Kosovë në vitet 2004-2005.
Afati për kandidim për postin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë skadon më 29 prill.
Burime të BE-së parashikojnë se Gentilinni do të qëndrojë rreth tre muaj në Kosovë, pastaj këtë post do ta merrte ose Lunacek, nëse zgjidhet, apo ndonjë kandidat tjetër.
Brukseli synon të organizojë më mirë praninë e BE-së në Kosovë. Përfaqësuesi special do të jetë funksionari kyç i BE-së që do ta përcjellë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës.
Deri më tani BE-ja ka qenë e përfaqësuar në Kosovë nga Pieter Feith dhe nga diplomati italian Renzo Daviddi, i cili ka qenë shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










