Lajme
Jagcilar: Rezultatet e regjistrimit nga Serbia – të pavlefshme
"Jemi në bisedime me Komisionin Evropian dhe me UNOPS-in për të bërë regjistrimin (në veri)"
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka kundërshtuar deklarimet e përfaqësuesve të Serbisë se shteti serb do të zhvillojë një proces të ri të regjistrimit në Kosovë. Synimin e Beogradit për të kryer regjistrimin në Kosovë, Yakcilar e ka quajtur të papranueshëm.
RTK citon ministrin Jagcilar të ketë thënë se “një proces i regjistrimit të popullsisë në Kosovë nga Serbia nuk është i pranueshëm.
Kjo është një çështje për të cilën mund të vendosim edhe me ministritë tjera dhe në qeveri, por për sa i përket procesit të një regjistrimi të tillë, unë mund të them se rezultatet e tij janë të pavlefshme”.
Më tutje, ministri i Administratës Publike ka shtuar se ministria që drejton ai është në bisedime me Komisionin Evropian dhe me UNOPS-in për të bërë regjistrimin (në veri të Kosovës) dhe rezultatet e këtij regjistrimi do të jenë të vlefshme për territorin e Kosovës në tërësi.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












