Lajme
Countryman: Ndarja nuk është në asnjë agjendë
Kountryman ka theksuar se njerëzit në Prishtinë, që kritikojnë pjesëmarrjen e Qeverisë në dialog, nuk kanë plan real alternativ
“Ndarja nuk është dhe nuk do të jetë në tavolinë, dhe këtë e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu”, ka deklaruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Thomas Countryman në një intervistë për Evropën e Lirë.
“Mendoj se ne të gjithë, Prishtina, Beogradi dhe Brukseli në kryesim, kanë pritur se do të jetë një proces i ngadalshëm, i cili do të rezultojë me marrëveshje të vogla, me shpresë se do të rriten në marrëveshje më të mëdha dhe më të rëndësishme”, ka thënë ai, duke shtuar se dialogu është jashtëzakonisht shumë në interesin e popullit të Kosovës, qoftë në afat të shkurtër kohor, të mesëm apo të gjatë.
Kountryman ka theksuar po ashtu se njerëzit në Prishtinë, të cilët kritikojnë pjesëmarrjen e Qeverisë në dialog, nuk kanë plan real alternativ se si të përmbushen këto synime.
“Do të ishte mirë sikur Kosova të mund të realizonte gjithë sovranitetin e saj dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, por ky nuk është realiteti.
Rruga drejt objektivave që ne ndajmë: sovraniteti i plotë, njohja, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe përparimi ekonomik, zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe këtu përfshihet pjesëmarrja fleksibile në dialog”, u shpreh Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë mysafirë në dialog, të ftuar nga Bashkimi Evropian dhe në vetë takime flasin shumë pak, mirëpo siç tha ai “…aty ku mundemi të ofrojmë ide që mund të ndihmojë të dyja palët të arrijnë deri te një kompromis praktik, atëherë flasim”.
Ai ka vlerësuar se Bashkimi Evropian është e ardhmja për Kosovën dhe duan të shohin një marrëdhënie më pozitive midis BE-së dhe Kosovës. Duke folur për veriun e Kosovës, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit ka thenë se çështja e ndarjes apo e territorit nuk është në tavolinën e dialogut dhe nuk do të jetë në tavolinë dhe këtë sipas tij e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu.
Në mesin e çështjeve që mund të jetë në tavolinë ai tha se është sundimi i ligjit.”Ky është një detyrim, të cilin komuniteti ndërkombëtar e ndan me Qeverinë e Kosovës, shtrirja e sundimit të ligjit në territorin ku sundimi i ligjit aktualisht është shumë i brishtë. Dhe, ky është një detyrim, i cili mund të bisedohet në dialog, por përgjegjësia për ta zbatuar mbetet te komuniteti ndërkombëtar dhe Qeveria e Kosovës dhe do të ketë hapa përpara në vitin që vjen”, tha ai.
Ndërkaq, duke folur rreth akuzave të Dick Martit, ai tha se janë serioze dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht.
“Ekziston nevoja për një hetim që do të udhëhiqet nga EULEX-i, për të parë ngjarjet që kanë ndodhur shumë vite më parë. Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në këtë hetim. Kosova, Shqipëria, si dhe Serbia, kanë për detyrim të bashkëpunojnë në tërësi në një hetim të këtillë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të gjithë kanë thënë se do të bashkëpunojnë në tërësi dhe këtë presim prej tyre”, tha ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













