Lajme
Një vit pas aksidentit me 6 të vdekur, ende pa proces gjyqësor
Në aksidentin në afërsi të Vjenës, patën humbur jetën gjashtë veta nga Kosova. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor
Më shumë se një vit nga aksidenti i rëndë në Gaaden, në afërsi të Vjenës, Austri, në të cilin patën humbur jetën gjashtë persona, ende mbetet e paqartë se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor lidhur me të, shkruan portali i televizionit publik austriak ORF.
Deri më tash, përgjegjës për aksidentin mbahet njëri nga ngasësit e autobusit, për të cilin burimi austriak thotë se ka shtetësi serbe.
Prokuroria shtetërore e qarkut Neustadt të Vjenës e ka paditur 56 vjeçarin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga pakujdesia. Mirëpo, ende nuk është e qartë nëse ai do të përgjigjet ose jo.
Ngasësi, i cili ka shpëtuar nga më e keqja, por ka pësuar lëndime, është shprehur i gatshëm të paraqitet në procesin gjyqësor mirëpo, për shkaqe shëndetësore, ai nuk mund ta bëjë këtë akoma.
Një ekspert austruiak i angazhuar nga prokuroria do të mbledhë të dhënat mjekësore për të konstatuar momentin kur do të jetë në gjendje të përgjigjet para gjyqit shoferi i autobusit, i cili jeton në Kosovë.
Një problem plotësues paraqet fakti se i akuzuari, duke mos qenë shtetas austriak dhe duke mos jetuar në Austri, mund të sillet në vendin e gjykimit vetëm përmes urdhrit të arrestit.
Por, meqë akuza ndaj tij ka të bëjë vetëm me delikt të kryer nga pakujdesia, duhet të shqyrtohet proporcionaliteti për të bërë një urdhërarrest.
Shoferi i autobusit sipas akteve thuhet se nuk ka mbajtur distancën e nevojshme për sigurinë në trafik. Për këtë gabim, në rast se zhvillohet procesi gjyqësor, ai mund të dënohet me burgim deri në tre vjet.
“Në rast se gjyqtari vjen në përfundimin se nuk ekziston proporcionaliteti në mes të veprës së kryer dhe masës që duhet ndërmarrë, atëherë mund edhe të mos ndodhë fare procesi kundër tij”, ka thënë një zëdhënës i prokurorisë.
Sjellja në Austri e edhe 40 dëshmitarëve, kryesisht kosovarë, sa kanë qenë në autobus në momentin e aksidentit, është një vështirësi shtesë për gjykatën, ka thënë zëdhënësi.
Aksidenti me pasoja të rënda ka ndodhur më 21 shkurt 2010, pak para mesnatës, në një mot pa reshje dhe me qartësi të mjaftueshme. Me atë rast qenë ndeshur dy kamionë me një autobus në të cilin ishin 42 udhëtarë.
Për gjashtë persona, (pesë shqiptarë dhe një serb, të gjithë të Kosovës), kjo ndeshje përfundoi me fatalitet.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













