Bota
Gjermania ndalon bartjen e ferexhesë, pritet ta bëjë edhe Austria
Pas sulmeve të fundit terroriste në Gjermani, Ministria e Brendshme është duke menduar për një sërë masash legjislative, të cilat do të shërbejnë në luftën anti – terror.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, më 18 gusht do të nënshkruajë një deklaratë, në të cilën parashikon ndalimin e burkës (ferexhesë), rritje të forcave të policisë, ndalimin e dhënies së shtetësisë së dyfishtë si dhe dëbimin e sa më të shpejtë të personave të cilët nuk kanë leje qëndrim në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.
“Në fakt, unë jam kundër këtyre ndalesave, por unë e shoh në aspektin anti – terror. Ndalimi i bartjes së ferexhesë mendoj se është në të mirën e njerëzve, për shkak se në vendet publike secili person duhet të jetë i identifikueshëm”, ka thënë, ndër të tjera, ministri i Brendshëm gjerman, njofton albinfo.ch.
Sipas mediave gjermane, në pakon e saj të reformave legjislative pritet të ketë kontroll shumë të rreptë ndaj financimit të xhamive dhe organizatave joqeveritare, të cilat i kanë cilësuar si një ndër burimet e rrezikshme të financimit të terroristëve brenda në Gjermani.
Për ndalimin e bartjes së ferexhesë është duke u diskutuar edhe në Austri. Gazeta heute.at ka bërë një sondazh me lexuesit e saj, ku prej mbi 5200 personave që kanë votuar deri tash, 94 % kanë votuar pro, ndërsa vetëm rreth 6 % janë kundër kësaj iniciative.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













