Lajme
Raundi i tretë i bisedimeve Kosovë-Serbi, pa rezultate
Diskutimet u përqendruan rreth çështjeve si: kartat e identitetit, pasaportat, sigurimi i veturave, patentë shoferët dhe tabelat e veturave
Pa prodhuar ndonjë rezultat konkret ka përfunduar takimi i tretë me radhë i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, i cili është mbajtur në Bruksel
Sipas një komunikate të lëshuar nga Bashkimi Evropian, thuhet se fokusi kryesor i bisedimeve ishte liria e lëvizjes. “Diskutimet u përqendruan rreth disa aspekteve, siç janë: kartat e identitetit, pasaportat, sigurimi i veturave, patentë shoferët dhe tabelat e veturave”, thuhet në komunikatë.
Në këtë deklaratë, shtohet se diskutime të mëtejme do të duhen, përfshirë edhe çështjen e njohjes së diplomave universitare, e cila u shtrua si temë. Në këtë takim pala serbe ka propozuar disa zgjidhje që aplikohen mes shteteve që nuk kanë raporte normale. Është përmendur shembulli Maqedoni-Greqi, por udhëheqësja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, ka theksuar se Kosova insiston në zbatimin e reciprocitetit për çdo zgjidhje.
“Ne i kemi marrë si propozime të tyre dhe do t’i analizojmë dhe në faza të tjera do të japim mendimin tonë për to. Mirëpo me rëndësi është fakti se të dyja vendet duan sa më shpejt të bëhen pjesë të BE-së, atëherë, gjithsesi pritet që Serbia të bëjë avancime në kuptim edhe të filozofisë politike për të vënë në praktikë vlerat dhe parimet evropiane”, tha Tahiri.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











