Lajme
Për tri vjet, Kushtetuta rrëzoi dy presidentë
Kushtetuta ka mbushur sot tri vjet. Për shkelje të saj janë larguar nga posti i presidentit - Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli

Gjatë këtyre tri vjetëve, akti më i lartë juridik i vendit është sfiduar nga institucionet kryesore të shtetit më të ri në botë.
Gjykata Kushtetuese ka trajtuar dhjetëra raste të pretenduara për shkelje të Kushtetutës. Rasti më i rëndë ka qenë ai i vitit të kaluar për presidentin Fatmir Sejdiu, për të cilin kjo gjykatë konstatoi se e ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht dy poste – kryetar i LDK-së dhe president vendi.
Por edhe vetë Kuvendi, si institucion që e ka miratuar Kushtetutën, e ka shkelur atë në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit, president të vendit, më 22 shkurt të këtij viti.
Ky ishte konstatimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Zhvillimet që pasuan pas konstatimit të shkeljeve të Kushtetutës, kanë nxitur nevojën për të filluar ndryshimin e saj.
Në bazë të marrëveshjes së javës së kaluar, pritet që të ndryshohet Kushtetuta, në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit.
Pos institucioneve vendore për shkelje të Kushtetutës akuzohet edhe misioni i EULEX-it. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës e kanë akuzuar këtë mision se ka shkelur Kushtetutën në rastin e ngritjes së fletarrestit për deputetin Fatmir Limaj, por Gjykata Kushtetuese ende nuk është deklaruar për këtë çështje.
Zbatimi i Kushtetutës nuk ka filluar ende në pjesën veriore të Kosovës për shkak të refuzimit të banorëve serbë të kësaj pjese.
Ndryshe më 9 prill të vitit 2008, në një seancë solemne 107 deputetët e pranishëm nga 120, sa ka Kuvendi, me aklamacion e kanë miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kushtetuta bazohet kryesisht në Pakon e Martti Ahtisaarit. Ajo hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008, ndërsa hartimin e saj a ka bërë Komisioni kushtetues, që kishte 18 anëtarë dhe kryesohej nga Hajredin Kuçi.
Paraprakisht për Kushtetutën brenda një kohe të shkurtër janë mbajtur debate me qytetarë, mirëpo edhe pse kishte shumë vërejte pak ndryshime janë bërë, pasi ajo nuk mund të devijonte nga përcaktimet e vëna në Pakon e Ahtisaarit.
E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz