Lajme
Opozita me vërejtje për regjistrimin
AAK:Regjistrimi ka shumë defekte dhe se është e padrejtë që fëmijët të cilët kanë lindur jashtë vendit nuk po regjistrohen

Janë hedhur kritika të opozitës rreth procesit të regjistrimit të popullsisë që ka filluar nga 1 prilli në Kosovë. AAK-ja opozitare kritikoi sërish sot ecurinë e regjistrimit të popullsisë.
Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli, që kishte filluar zbatimin e regjistrimit provues në tri komuna ndërsa ishte ministre e Administratës Publike gjatë vitit 2007, sot ka thënë regjistrimi ka shumë defekte dhe se është e padrejtë që fëmijët të cilët kanë lindur jashtë vendit nuk po regjistrohen. Sipas saj, në këtë mënyrë, po i bëhet shkelje e dyfishtë mërgatës, që nuk është pjesë e regjistrimit zyrtar.
Tërmkolli ka thënë për RTK-në se një problem tjetër që është evidentuar, është edhe regjistrimi i pasurisë. “Shumë qytetarë nuk po e regjistrojnë pasurinë e tyre. Kjo është si pasojë e mungesës së informacionit nga ana e qeverisë. Regjistrimi i pasurisë nuk ka të bëjë me taksa e tatime”, ka thënë Tërmkolli, sipas së cilës, të dhënat e çdo qytetari janë të mbrojtura me ligj dhe nuk i jepen askujt.Sipas saj, nëse shkohet me këtë ritëm të regjistrimit, atëherë mund të mbetet një pjesë e popullsisë pa u regjistruar brenda afatit të përcaktuar. Sipas saj, duhet të sqarohet nëse do të zgjatet afati i regjistrimit edhe për disa ditë të tjera. Ajo tha se ka shumë pak regjistrues, të cilët janë të trajnuar shumë dobët.
Ndërkohë, sot, në takimin e Komitetit Drejtues të Fondit të Mirëbesimit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe banesave në Kosovë për vitin 2011 është njoftuar se procesi i regjistrimit është duke vajtur mirë. Anëtarët janë shprehur të kënaqur me përparimin e arritur deri më tani dhe i ftojnë të gjithë banorët e Kosovës të marrin pjesë në regjistrimin i cili do të zgjasë deri më 15 prill.
Komiteti Drejtues gjithashtu konfirmon mbështetjen e tij në synimin që regjistrimi të bëhet në tërë territorin e Kosovës. Bazuar në konsultimet gjithëpërfshirëse me të gjithë partnerët kryesorë përfshirë edhe anëtarët e Komitetit Drejtues, Zyrës për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS), i cili menaxhon me Fondin Multi-donatorësh të Mirëbesimit, i është besuar që të kryejë regjistrimin në veri të Kosovës.
Operacioni në veri të Kosovës do të bëhet sipas metodologjisë së njëjtë dhe data referuese, 31 mars 2011 do të mbetet sikurse në operacionin e kryer nga Enti i Statistikave.
Përgatitjet teknike kanë përparuar mirë por aktualisht implementimi i tyre në një mënyrë është vonuar për të siguruar pjesëmarrjen më të madhe të mundshme të të gjitha komuniteteve.
Ndërkohë, në enklavat serbe nëpër Kosovë ka filluar regjistrimi, por zyrtarët serbë thonë se nuk është senzibilizuar popullata për të pranuar ftesën e Qeverisë së Kosovës për regjistrim. Beogradi zyrtar ka ftuar serbët e Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin.
E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz