Lajme
Flet babai i Diamantit të vrarë
Ai u ka treguar sot para qendrës tregtare gazetarëve fotografinë e të birit të vdekur. “Ky ishte im bir”, ka thënë Naimi. “Shoku i tij ia doli të ikte por Diamanti vdiq”.
Shumica e të vrarëve në atentatin e bërë mbrëmjen e të premtes në Munih janë të huaj të moshës së re dhe fëmijë. Mediat gjermane shkruajnë gjerësisht për identitetin e të vrarëve dhe nënvizojnë se në mesin e 9 viktimave janë dy vajza dhe një djalë, shqiptarë me prejardhje nga Kosova.
Gazeta gjermane Tages Zeitung shkruan se i pari që ka identifikuar rastin e të vrarit në familje ka qenë Naim Zabërgja, i cili ka humbur të birin, Diamantin 20 vjeçar. Ai u ka treguar sot para qendrës tregtare gazetarëve fotografinë e të birit të vdekur.
“Ky ishte im bir”, ka thënë Naimi. “Shoku i tij ia doli të ikte por Diamanti vdiq”, transmeton albinfo.ch.
Naimi ka dy vajza ndërsa Diamanti ishte djali i tij i vetëm. Ai ishte duke bërë një kualifikim për punë në aeroport. Se Diamanti tash nuk është më ndër të gjallët, Naimi ka vështirësi ta kuptojë.
Për Diamantun tashmë është hapur një faqe në facebook.
Ndërsa familjarët e vajzës shqiptare Armelës 14 vjeçare, që ka humbur jetën po ashtu në këtë atentat kanë hapur një xhirollogari në të cilën kërkojnë nga njerëzit vullnetmirë që të ndihmojnë me para për transportimin e kufomës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












