Lajme
Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje ekstradimi
Në bazë të marrëveshjes, parashihet ndihmë e ndërsjellë juridike dhe për transfer të personave të dënuar
Kosova dhe Maqedonia në të ardhmen do të mund të ekstradojnë qytetarët e tyre në dy vendet. Kjo është mundësuar pas një marrëveshje të nënshkruar sot në Prishtinë midis ministrave të drejtësisë së Kosovës dhe Maqedonisë – Hajredin Kuçi dhe Mihajlo Manevski.
Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe me ratifikimin e tyre nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të mundësohet dhënie efikase e ndihmës së ndërsjellë juridike nëlëndët penale, riatdhesim dhe transfer i personave të gjykuar.
Nënshkrimi i marrëveshjeve, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë është në funksion të përforcimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërsa me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave të qytetarëve të dy shteteve.
Me këto marrëveshje dhe ratifikimin e tyre në parlamentet e dy shteteve, do të mundësohet përforcim i bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën e ballafaqimit me krimin, do të përforcohen kapacitetet e institucioneve për ballafaqim me këtë të keqe, do të mundësohet procedurë e shpejtë dhe efikase gjyqësore, me ç’rast njëkohësisht do t’u përgjigjen problemeve që të dy shtetet i kanë në ndjekjen e krimit.
Ministri Kuçi ka thënë se gjyqet dhe prokuroritë nga të dy vendet do ta shfrytëzojnë mundësinë që e ofrojnë tre marrëveshjet të cilat sot u nënshkruan. Kuçi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në BE.
“I pakontestueshëm është fakti se në botën bashkëkohore krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij, me ç’rast kriminelët e keqpërdorin situatën ekzistuese dhe me sukses e shmangin ndjekjen penale. Me këtë vihet në pikëpyetje funksioni parandalues dhe represiv i të drejtës penale dhe kornizë juridike rajonale për parandalim të krimit dhe obligimet e shtetit nga instrumentet ndërkombëtare”, ka thënë ministri Manevski.
Në takimin e sotëm në Prishtinë, ministri maqedonas i Drejtësisë ngriti iniciativë për vendosje të procedurës për firmosje të marrëveshjes për ndihmë juridike ndërkombëtare në sferën qytetare, e cila duhet të ratifikohet nga fundi i vitit në parlamentet e dy shteteve.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












