Lajme
Vetura e ministrit Hyseni gjuhet me ngjyrë, ndeshet me dy vetura tjetra
Ishte Lëvizja Vetëvendosje e cila mori përsipër sulmin. Ajo tha se kjo është bërë, pasi që ministri Hyseni ka dëbuar nga Kosova disa nga aktivistët e kësaj lëvizje që janë nga Shqipëria
Policia e Kosovës konfirmon se mbrëmë persona të panjohur, që më vonë dolën se ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sulmuar me ngjyrë veturën Audi A6 të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e cila më pas është përplasur me dy vetura të tjera civile gjatë evitimit të “sulmit”.
“Rreth orës 10:23 ka pranuar informacion se sot (22.07.2016) në rrugën “Agim Ramadani” prapa objektit të Komunës së Prishtinës, nga persona të dyshuar është sulmuar-gjuajtur me shishe me ngjyra të ndryshme vetura në të cilën gjendej ministri i Punëve të Brendshme. Si pasojë, vetura e cila ishte në lëvizje, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin nga ngjyra e hedhur në parafrango, vetura në fjalë është aksidentuar me dy vetura civile, të cilat gjendeshin në atë lokacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas kësaj të fundit, personat e dyshuar ia kanë rrezikuar jetën drejtpërdrejt ministrit Hyseni si dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Lidhur me rastin ‘sulm ndaj personit zyrtar, dëmtim apo asgjësim i pronës së luajtshme’ të gjitha njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për hetimin dhe trajtimin e rastit në tërësi, duke përfshirë edhe hetimin ndaj personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast.
Mirëpo, ende pa arritur të pista e dyshimeve, ishte Lëvizja Vetëvendosje e cila mori përsipër sulmin. Ajo tha se kjo është bërë, pasi që Ministri Hyseni ka dëbuar nga Kosova disa nga aktivistët e kësaj lëvizje që janë nga Shqipëria.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj po bën gabime të rënda politike. Policia dhe institucionet e rendit të drejtuara prej tij, po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria”, thuhet në njoftim.
Për këto arsye, Vetëvendosje thuhet se e ka gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik.
“Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë”, thuhet më tej në njoftim.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës thotë se me ligjin për të huajt janë të rregulluara kushtet e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në territorin e Republikës së Kosovës, ku i huaj konsiderohet çdo person fizik i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.
“Të huajt kanë obligim ligjor t’i përmbushin kushtet ligjore për hyrje dhe të respektojnë kriteret ligjore me rastin e qëndrimit apo punësimit në Republikën e Kosovës. Ndër kriteret ligjore për hyrje dhe qëndrim të të huajve në Republikën e Kosovës janë:
Të posedojë dokument të vlefshëm udhëtimi, të posedojë vizë ose leje qëndrimi, (kur kjo kërkohet), të arsyetojë qëllimin dhe qëndrimin e hyrjes, nuk ka ndalesë hyrje, nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik, shëndetin publik, apo nuk kalon tre (3) muaj qëndrim brenda periudhës gjashtë (6 ) mujore”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në kuadër të autorizimeve të saja ligjore, thuhet se kryen detyrat e kontrollit kufitar për të siguruar përmbushjen e kritereve ligjore për hyrje në Republikën e Kosovës, sikundër që kontrollon respektimin e kritereve ligjore për të huajt gjatë qëndrimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












