Lajme
Atifete Jahjaga zgjidhet presidente
E para Presidente femër në Kosovë vjen pas marrëveshjes një ditë me parë mes 3 partive, PDK, LDK dhe AKR
Atifete Jahjaga është zgjedhur sonte presidente e Kosovës. Ajo qysh në raundin e parë mori 80 vota të deputetëve dhe u zgjodhë presidentet e shtetit. Kundërkandidatja e saj Suzana Novobërdali mori 10 vota, ndërsa 10 vota ishin të pavlefshme.
Votimi i presidentes u bë pas marrëveshjes midis PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. Edhe deputet nga minoritetet mbështetën Jahjagën.
Deputetët e Vetëvendosjes u larguan nga salla para votimit, me arsyetimin se nuk dëshirojnë të tallen me qytetarët e Kosovës. Përkrahjen për Jahjagen e ka dhënë edhe Grupi Parlamentari i LDK-së dhe ai i AKR-së. Ndërsa Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë, por nuk e bëri të ditur nëse do të përkrahin ndonjërën nga kandidatet për presidente.
Pas betimit, në fjalimin para deputetëve, presidentja Jahjaga tha se ka vullnet dhe vetëbesim që të ndihmojë reformat dhe ndryshimet pozitive në Kosovë. Ajo tha se si presidente e vendit do të mbrojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, do të jetë faktor unifikues, e paanshme politikisht, mbrojtëse dhe përfaqësuese e interesave të Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim kombi, feje, race a gjinie.
“Kam besim në Kosovën, kam besim në këtë Qeveri dhe kam besim dhe shpresë për qytetarët e vendit tim se do të përmbushim të gjitha objektivat tona. Synimi i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian si dhe ruajtja e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidentja e sapozgjedhur.
“Në rrugën tonë jemi krenarë në lavdinë, jemi krenarë në shëmbëlltyrën e Skënderbeut, në personalitetin e Nënës Terezë, në aktin sublim të Adem Jasharit dhe në veprimtarinë e Ibrahim Rugovës. Të gjitha këto personalitete, si edhe shumë e shumë të tjerë, gjatë shekujve dhe në ditët tona, interesin e vendit dhe të popullit e vunë përpara vetes dhe me dritën e veprës së tyre shndritën deri në ditët tona, e do të shndrisin edhe në të ardhmen, duke na e përcaktuar qartë rrugën tonë, përkushtimin dhe idealin për të qenë të ndershëm, për të qenë të dinjitetshëm të lirë dhe të barabartë”.
Jahjaga përmendi edhe procesin e dialogut me Serbinë, të cilin e cilësoi si krejt normal.
“Pasi nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, ne do ta ndërtojmë të ardhmen duke mësuar nga gabimet e së shkuarës. Dialogu do të ketë sukses. Pas përfundimit të tij, rajoni do t’i kthehet paqes dhe stabilitetit. Kosova dhe Serbia do ta kenë rrugën e qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ndihmuar dhe jo duke penguar njëra-tjetrën”, tha Jahjaga në Kuvend.
Kush është Atifete Jahjaga?
E lindur më 1975 në Gjakovë, Atifete Jahjaga ka të kryer Fakultetin Juridik në Prishtinë, ka përfunduar studimet në Universitetin Leicester në Angli, si dhe studimet postdiplomike në shkencat kriminalistike në Universitetin e Virginia, në SHBA.
Karriera e saj lidhet ngushtë me Policinë e Kosovës, duke qenë e angazhuar në sektorë të ndryshëm të këtij institucioni.
Atifete Jahjaga ka qenë zyartare e lartë në njësinë e policisë së Kosovës dhe ka ushtruar postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme të Policisë së Kosovës. Për një kohë ajo poashtu e ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.
E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz