Lajme
Carla del Ponte: “Raporti i Dick Marty-t dëshmon se unë kam pasur të drejtë”
Del Ponte nga ana tjetër ka deklaruar se Dick Marty nuk ka pasur një mandat për të hetuar
Carla del Ponte tashmë është në pension. Avokatja e njohur zvicerane kohë më parë për të përditshmen “Swissinfo” kishte evokuar përvojën e saj si ambasadore në Argjentinë, karrierën e saj si kryeprokurore e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë dhe ardhmërinë e saj të cilën pret që ta ndajë me rininë dhe drejtësinë ndërkombëtare.
Pas shumë “ndodhive”, gjykatësja kishte zbuluar ekzistencën e trafikimit të organeve të kryer nga guerilja e mëparshme kosovare e UÇK-së, në librin e saj “Gjuetia, kriminelët e luftës dhe unë”, të botuar më 2008. Për të përditshmen “Le Temps” Carla Del Ponte ka dhënë një intervistë, duke përshkruar raportin e Dick Marty-t dhe dëshirat e saj.
Pyetjes lidhur me këndvështrimin e saj për raportin famoz të Dick Marty-t, se i njëjti më tepër bazohet në akuza, e jo në argumente, ajo ka deklaruar se Dick Marty nuk ka pasur mandat për të hetuar. Këtë e kishte thënë edhe vetë Marty, duke mos pasur argumente, por ai kishte dëgjuar shumë dëshmitarë, emrat e të cilëve duhet t’i mbajë në fshehtësi.
Del Ponte vlerëson se Marty ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe shfrytëzon rastin të falënderojë Këshillin e Evropës që ia ka mundësuar një mandat të tillë. “Ne kishim dëgjuar dëshmi rrëqethëse, por për çudi, dëshmitarët ngurrojnë të vijnë para Gjykatës në Hagë dhe me këtë na mungon përkrahja e nevojshme. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk na ka autorizuar për të zhvilluar hetime lidhur me varrezat masive ku mund të jenë të varrosur viktimat e trafikimit të organeve. Me këtë rast, ne është dashur ta ndërpresim hetimin tonë. Vërtet, asgjë nuk më ka habitur në raportin e Marty-t, pasi ai përbën një konfirmim të mrekullueshëm të asaj që ne zbuluam në atë kohë. Por, ai ka hyrë edhe më shumë në detaje. Pas shumë vitesh përplot kritika ky raport dëshmon se unë kam pasur të drejtë dhe për këtë unë ndjehem shumë e lumtur”, pohon Carla del Ponte.
Ndërsa pyetjes nëse ajo mund të luajë një rol në vazhdimin e hetimeve nga një organizëm ndërkombëtar i pavarur, Del Ponte ka shprehur gatishmërinë e saj të vihet në dispozicion për një hetim të tillë. “Unë jam e gatshme të vazhdoj hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë. Nga Serbia tashmë kam përkrahjen, me ndihmën e prokurorit të saj për krimet e luftës, Vlladimir Vukçeviç. Por, negociatat janë ende në rrjedhë e sipër. Disa shtete theksojnë se Eulex-i, Misioni evropian për polici dhe drejtësi në Kosovë, mund ta marrë përsipër një hetim të tillë, ndërsa disa shtete të tjera dëshirojnë një strukturë të ndryshme”, vazhdon Del Ponte.
E pyetur nëse vërtet është “e pavarur”, përderisa ajo ka qenë prokurore e Gjykatës në Hagë, diplomatja tiçineze ka deklaruar se ajo ka përvojë të nevojshme për të udhëhequr një hetim të tillë, duke pasur përparësi, pasi i njehë mirë gjërat, njerëzit dhe vendet.
Për, tashmë ish-kryetarin e fundit kosovar, Behgjet Pacolli, Del Ponte ka deklaruar se e njeh mirë atë kohë të gjatë dhe ajo që e habit është fakti se ai ende nuk është dënuar lidhur me akuzat për larje parash në emër të mafias ruse gjatë vitit 1999, por se Pacollit i dëshiron menaxhim të mirë në jetën politike.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












