Lajme

Grushti shteti i katërt ushtarak në historinë e Turqisë

27 maj 1960: Ushtria thotë se sistemi demokratik ishte kërcënuar nga Qeveria, duke e pëmbysur nga një grusht shteti. Kryeministri Adnan Menderes dhe dy ministra janë varur në shtator 1961. Qeveria kishte kufizuar lirinë e shtypit dhe të drejtat politike të opozitës. Këtë gjendje e sollën trazirat studentore. Ushtria mbetet 17 muaj në pushtet.

12 mars 1971: Ndërhyrja e dytë konsiderohet si reagimi i ushtrisë për shkak të rritjes së terrorizmit nga grupet e dhunshme të majta ekstreme. Gjeneralët detyruan kryeministrin Sulejman Demirel nëpërmjet memorandumit të japë dorëheqjen. Një vit më pas, ushtria i ka dhënë hapësirë përsëri një qeverie civile.

12 shtator 1980: Përpjekja e dytë, Demirel përfundon me rënien e tij. Udhëheqja ushtarake nën Komandanin e Përgjithshëm, Kenan Evren, ishte imponuar nga gjendja e jashtëzakonshme, për të ndaluar rënien e autoritetit shtetëror. Rreth 650.000 njerëz janë arrestuar dhe shumë janë ekzekutuar. Në nëntor 1983 qeveria ushtarake përfundon edhe zyrtarisht.

30 qershor 1997: Një ndërhyrje politike, por jo grusht shtet: Ushtria zbaton dorëheqjen e parë të kryeministrit të Turqisë, Nexhmedin Erbakan. Ai ishte mentor i qeverisë së sotme Recep Tayyip Erdogan.