Lajme
Panair dyditor i firmave ushtrimore

Brenda dy ditëve 80 firma ushtrimore do të kenë mundësi nëpërmjet një panairi të hapur dje në Prishtinë, të joshin individ dhe ndërmarrje e institucione arsimore.Panairi është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Qendra Kosovare e Firmave Ushtrimore, në bashkëpunim Sëisscontact dhe KulturKontakt Austria.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger ka thënë se në botën e sotme konkurrente, edukimi është bërë çelësi i së ardhmes dhe është shumë e rëndësishme që edhe Qeveria e Kosovës e ka këtë një ndër prioritetet.
“Është e rëndësishme që të sigurohemi që arsimi profesional t’i përshtatet nevojave të tregut të punës dhe ky panair është lidhja kryesore mes edukimit dhe tregut të punës”, ka thënë ambasadori zviceran.
Ndërsa ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger ka thënë se ky është një projekt për zemër që ka Austria dhe shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të jenë partner në këtë projekt. Ai bëri të ditur se që nga viti 2005 janë investuar rreth një milion euro dhe në kuadër të të cilit janë trajnuar rreth 12 drejtorë, rreth 100 mësimdhënës dhe mbi 10 mijë nxënësve u është krijuar mundësia që ta kenë kënaqësinë të marrin një aftësim profesional, që iu lehtëson rrugën për në tregun e punës.
“Me këto projekte duhet t’i jepet rinisë një perspektivë, të kemi shpresa për të ardhmen, sepse ju të rinjtë jeni e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës”, ka thënë ambasadori austriak.
Firma ushtrimore është formë e re mësimore, në kuadër të së cilës përkrahet dhe nxitet mësimi praktik, i cili simulon biznesin real dhe mendimin ndërmarrës. Lënda Firmë Ushtrimore zbatohet që nga viti 2004 në Kosovë nga Sëisscontact dhe KulturKontakt Austria për kryerjen e praktikës profesionale, si dhe nga viti 2009 edhe nga DANIDA. Deri më tani është implementuar në 15 shkolla të mesme ekonomike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh