Shkurt.ch
Të gjelbrit “përzënë” SVP-në nga qeveria!
Befasi në qeverinë e re, të porsazgjedhur të kantonit Baseland. Votat e popullit kanë vendosur në këtë instancë për herë të parë një kandidat të partisë së Gjelbër (Isaac Reber) ndërkohë që ka shkarkuar të deritashmin, (Jörg Krähenbühl) që ishte kandidat i SVP-së. Ai ishte i vetmi përfaqësues nga SVP në qeverinë kantonale.
Reber ka arritur rezultatin e katërt në garë me kandidatët tjerë për poste qeveritare.
Dy vende në qeveri ka arritur t`i ruajnë FDP, ndërsa SP dhe CVP vazhdojnë ta kenë nga një, sa kanë pasur edhe deri më tash.
Më së shumti vota ka marrë kandidatja nga FDP, drejtoreshë për siguri dhe polici, Sabine Pegoraro. Pas saj vjen kandidati i SP-së drejtor për arsim dhe kulturë Urs Wütrich.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










