Lajme
Tenton ta vrasë, i bindur se ia ka humbur punën
Në Gjykatën përmirësuese në Gjenevë është duke u mbajtur procesi gjyqësor ndaj një kosovari 42-vjeçar, i cili ka tentuar të vrasë një kosovare, pasi ishte i bindur se ajo ia kishte humbur punën. I akuzuari, jo vetëm që nuk njehë askend, por ai edhe nuk mban mend asgjë. Megjithatë, në bazë të akuzës së prokurorisë, kosovari A. kishte tentuar të hakmerret ndaj kosovares së re, i bindur se ajo ia kishte humbur vendin e punës. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1997, në kohën kur dy protagonistët kishin punuar në një restorant në Gjenevë. Gjatë një nate, kosovari me durim e kishte pritur ate para banesës së saj, duke e goditur dy herë me thikë në fytyrë dhe një herë në krahun e majtë. Sipas viktimës, e cila u ka mbijetuar plagëve të marra, ai ka dashur ta presë në fyt, por ajo kishte arritur që t’i mënjanohet këtij sulmi. Shtrohet pyetja pse një proces gjyqësor kaq i vonuar? Pasi, gjatë hetimeve, kosovari A. ishte zhdukur, ndërsa gjurmët e tij u zbuluan në vitin 2008, me ndihmën e përgjimeve telefonike dhe hetimeve plotësuese. Pas identifikimit të tij, ai ekstradohet në Zvicër, ndërsa avokati i tij Dario Nikoliç, kot u mundua të lirojë kosovarin nga akuza. Po viktima? Ajo është kthyer në Kosovë dhe askush nuk ka mundur ta gjejë. Nga restorani, një shoqe e saj në rolin e dëshmitares përkujton fatin e hidhur të saj, duke theksuar se ajo kishte bërë çmos që të gjente kosovarin, bile duke angazhuar edhe një detektiv, por pa sukses. Në spital kishte qëndruar një javë dhe kishte bërë disa operacione në fytyrë, por nga ajo kohë, ajo kishte ndryshuar totalisht duke u mbyllur në vetvete dhe duke mos u ushqyer e duke mos u pastruar. Shoqja e saj, tregon se në këtë kohë, asaj i ndodhën edhe disa probleme familjare dhe se shqiptarët e kishin distancuar. Vetëm edhe një herë ajo e kishte parë të dobët në vitin 2000 dhe që atëherë, ajo ishte zhdukur. Edhe jeta e kosovarit nuk është më për ta qeshur, shkruan e përditshmja «Tribune de Geneve». Ai vuan nga skizofrenia paranoike, ka deklaruar psikiatri i specializuar. Në Londër, pas qëndrimit në një spital psikiatrik, ai kshte jetuar në një ent të specializuar. Përgjegjësia penale ndaj tij është minimizuar, por rreziku i përsëritjes së veprës është ende i pranishëm, sidomos nëse refuzon të marrë medikamente, ka potencuar psikiatri. Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të sjelë Gjykata gjatë së enjtes.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











