Shkurt.ch
Në Gjenevë, më së shumti krime “për kokë banori”
Pas Gjenevës (179), vjen Berna me 149.2 vepra penale në 1000 banorë ndërsa në vendin e tretë është Lozana me 146.8 vepra penale

Në mesin e të dhënave statistikore të bëra publike mbi kriminalitetin në Zvicër, janë edhe ato për shkallën e kriminalitetit në qytetet zvicerane. Sipas tyre, Gjeneva është qyteti me më së shumti vepra penale të denoncuara “për kokë banori”. Në të vërtetë, në këtë qytetjanë regjistruar 179 vepra penale në 1000 banorë.
Pas Gjenevës, sipas numrit proporcional të delikteve të regjistruara vjen Berna me 149.2 vepra penale në 1000 banorë ndërsa në vendin e tretë është Lozana me 146.8 vepra penale. Cyrihu, me 138.5 vepra penale në 1000 banorë, është qyteti i katërt në këtë statistikë.
Në mesin e kantoneve me paraqitje më të shpeshtë të kriminalitetit dallohet sërish kantoni i Gjenevës. Në këtë kanton janë regjistruar 136.6 vepra të kryera penale për 1000 banorë. Pas Gjenevës vjen kantoni-qytet i Bazelit, me 105 vepra në 1000 banorë dhe pas tyre vijnë kantoni Vaud (84.7) dhe ai i Cyrihut (80-1).
Fare ndryshe paraqitet gjendja në kantonet e vogla si Uri, Nidwalden, Obvalden, Glarus etj.
Në kantonin Uri janë shënuar 29.2 vepra penale në 1000 banorë, në Nidwalden 29-6% dhe në kantonin Schwyz 31.3.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor