Lajme
Dorëheqja e kryeinspektorit Sveçla nuk mjafton, sipas opozitës në Prishtinë
Kjo dorëheqje sa do që është përshëndetur nga shoqëria civile, nuk i ka përmbushur apetitet e opozitës në kryeqytet, LDK-së, e cila kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit
Menjëherë pas tragjedisë së djeshme që ndodhi në Prishtinë ku humbën jetën vëlla e motër, 11 respektivisht 13 vjeç, ka ofruar dorëheqje drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla. Edhe pse ai thotë se nuk ndjehet fajtor për këtë, dorëheqjen e ofron si akt moral.
“Ia kam dorëzuar dorëheqjen kryetarit Shpend Ahmeti dhe ai e ka pranuar”, ka thënë Sveçla, sipas të cilit, jeta e tij më nuk është njësoj pas vdekjes së këtyre dy fëmijëve në tragjedinë në lagjen Kolovicë të Prishtinës, transmeton Koha. Ai tha se ndjen përgjegjësi njerëzore dhe se ndjehet fajtor se nuk ia kanë dalë t’i përgjigjen me kohë të gjitha kërkesave të qytetarëve.
Mirëpo kjo dorëheqje sa do që është përshëndetur nga shoqëria civile, nuk i ka përmbushur apetitet e opozitës në kryeqytet, Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit. Ky i fundit ka thënë se nuk ndjen përgjegjësi morale për këtë tragjedi, derisa ka përmendur Qeverinë si përgjegjëse.
“Deklarata e Shpend Ahmetit, se nuk mbajë përgjegjësi morale për këtë tragjedi është skandaloze dhe ai më së paku që mund të bëjë është të jap dorëheqje të menjëhershme”, thuhet nga LDK, teksa dënojnë ashpër “neglizhencën dhe papërgjegjësinë e organeve kompetente e në veçanti atyre komunale”.
Po ashtu, LDK u bën thirrje organeve të drejtësisë që të marrin masa ndaj personave qoftë fizik apo juridik, të cilët nga papërgjegjësia u bënë shkaktar të kësaj tragjedie
Ndryshe, dje pasdite në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë që për pasojë ka pasur vdekjen e dy fëmijëve, vëlla e motër. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Kolovica ku kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila ka qenë aty e hapur prej kohësh.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta. Nga aty janë nxjerr dy trupa të pajetë, një djalë i moshës 11 vjeçare dhe një femër 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Gropa besohet se ishte hapur në kohën kur në qeverisje ishte Isa Mustafa i LDK-së, por kjo qeverisje e Shpend Ahmetiti, thuhet se nuk ka bërë sa duhet që ajo të mbyllet. Madje një qytetar nga kjo lagje thotë se disa herë kishte denoncuar këtë gropë, por në komunë i kishin thënë se “denoncuesi është i LDK-së”.
“Banoret e kanë denoncuar disa herë në komunë, por nga komuna na kanë thënë që jeni të Isa Mustafës dhe nuk kanë reaguar”, tha për Express Avdyl Hyseni, banor i kësaj zone.
Gropa me ujë ku sot humbën jetën dy fëmijë, në lagjen “Kolovicë’ sipas banorëve, përdorej edhe më herët nga fëmijët e asaj zone si pishinë për t’u larë. Ndërsa dje, sipas banorëve, fillimisht kishte hyrë vëllai 11 vjeç për t’u freskuar, por kur e kishte parë motra se po mbytej, ishte zhytur edhe ajo për ta shpëtuar, dhe të dy kishin vdekur.
Shumë qytetarë kohën e fundit kanë akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, se më shumë po i kushton rëndësi Kampionatit Evropian të Futbollit se sa qytetarëve të kryeqytetit. Madje atë, disa qytetarë nga lagjja “Dardania” e kanë akuzuar nëpër mediat lokale edhe për rastin e “Platosë mbi Kurriz”, projekt ky që është stërzgjatur.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











