Lajme
OSBE i kërkon KQZ-së të qëndrojë larg politikës
Qëllimi është që të sigurohet një sistem që është në pajtim me standardet e njohura ndërkombëtare
Përvoja e zgjedhjeve të deritashme të mbajtura në Kosovë e bën të nevojshme një logjistikë e fuqishme profesionale në ndryshimin e legjislacionit ekzistues si nga OSBE-ja, ashtu edhe nga Komisioni Evropian.
Sipas një prononcimi të bërë për “Kosova Sot” nga zyrtarja për informim e OSBE-së, Edita Buqaj “Misioni i OSBE-së mbështet zhvillimin e sistemit zgjedhor në Kosovë. Qëllimi është që të sigurohet një sistem që është në pajtim me standardet e njohura ndërkombëtare, si për shembull zgjedhje të drejta dhe shprehja e lirë e vullnetit. Sidoqoftë, duhet të merret parasysh që ky sistem ka nevojë të thjeshtohet, në mënyrë që të mundësohet përgatitje e qëndrueshme e zgjedhjeve dhe zbatim i tyre nga Sekretariati i KQZ-së. Vendimi për ndryshimin do të diskutohet dhe të merret nga palët e përfshira në proces”.
Pavarësisht ndryshimeve, të cilave iu është nënshkruar pak para zgjedhjeve të fundit Ligji zgjedhor, OSBE konsideron se aty ka pasur mjaft mundësi të manipulimit me ligjin që ishte në funksion.
Rol të fuqishëm mbështetës në ndryshimin e kornizës së tashme ligjore do të ofrojë edhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, nëpërmes ekspertizës së vetë. Zyrtarët e këtij misioni kanë konfirmuar se për një kohë të gjatë, menjëherë pas zgjedhjeve të fundit, kanë kontaktuar me të gjitha partitë politike dhe kanë marrë prej tyre miratimin e fillimit të ndryshimit të kornizës ligjore për zgjedhjet e reja në vend.
“Jam i inkurajuar me faktin se ne kemi pasur bisedime me përfaqësuesit e partive politike, të cilët kanë shprehur vullnetin e mirë për të punuar në reformën zgjedhore dhe besoj se ky është prioritet për Kosovën”, është shprehur Khaldoun Sino, ushtrues i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










